phone 24/7 ASSISTENCA NË RRUGË: +381 (38) 601 046  Kushtet e rrugës: INFO PËR NE • STAFI • LINQET • KONTAKT  GJUHA: SHQ/ENGLISH

Për ne

Auto moto klubi i Kosovës AMCK është organizatë jo qeveritare, e themeluar në Prishtinë më datë 16 Qershor 2016. Ky klub është themeluar me qëllim që shoferëve të cilët vozisin nëpër rrugët e Kosovës të ju ofrojë asistencë rrugore dhe ndihmë në rrugë. Për vite me radhë në Kosovë kanë munguar shërbimet e organizuara dhe të strukturuara në garantimin e mobilitetet në rrugë në shkallë vendi. Ka patur ca nisma individuale për të ofruar shërbimet e asistencës rrugore por asnjëherë nuk kanë qenë të organizuara sipas standardeve të FIA-s për mobilitet dhe nuk kanë ofruar sigurinë e nevojshme në rrugë. Duke parë gjendjen reale në rrugët e vendit sidomos viteve të fundit kur Kosova ka bërë hapa të sigurt në rrugën drejt integrimit rajonal por edhe Evropian, ka lindur si domosdoshmëri dhe kërkesë e kohës themelimi i përbashkët i një klubi, i cili me shërbimet e veta profesionale për 24 orë pandërprerë  do të ishte afër secilit shoferë.

Klubi AMCK është themeluar nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS, që është antare  e ETSC- Europian Transport SafetyCouncil, CIECA-The InternationalCommissionforDriverTesting), Global AllianceofNGOsforRoadSafety,  3-Star Coalition, pjesë e kampanjes globale #savekidslives, WDR-The WorldDayofRemembranceforRoadTrafficVictims,etj (http://amrks.org), dhe nga Federata e auto sporteve të Kosovës FASK që është antare e FIA dhe CEZ-it (http://fask-ks.org).

Meqenëse klubet themeluese (AMRKS dhe FASK) mbulojnë për sigurinë në rrugëdhe aktivitetet sportivepër Kosovë, atëherë Klubi AMCK do të mbulojë mobilitetin dhe turizmin në vend. Pasi që këto dy klube mundësuan themelimin e Klubit AMCK, atëherë pas një periudhe të caktuar (2vite), AMCK-ja një pjesë të hyrave financiare të mbledhura nga anëtarësia dhe shërbimet në rrugë do t`ia dedikojë këtyre dy klubeve në zhvillimineaktiviteteve në auto sporteve dhe në kampanjë vetëdijësuese për sigurinë në rrugë.

QËLLIMI I AMCK

AMCK do të ofrojë informata si portal informativ kombëtar dhe ndërkombëtar,  duke informuar drejtë dhe me kohë lidhur me gjendjen e rrugëve, aktivitetet në trafik dhe transport dhe do të ofrojë asistencë teknike për lëvizje të sigurt në rrugë.

Klubi AMCK (përmes partnerit të vet AMRKS), ka për qellim ngritjen e sigurisë dhe informimin në komunikacionin rrugor dhe kulturës në komunikacion në Republikën e Kosovës, e posaçërisht në edukimin e dhe sigurinë e brezave të ri për pjesëmarrje të sigurt në trafikun rrugor.

Klubi AMCK me qëllim të realizimit të detyrave të veta kryen këto veprimtari:

• kryerja e punëve nga lëmi i preventivës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacion;

• inicimi dhe zbatimi i të gjitha aktiviteteve të cilat kontribuojnë në sigurinë në komunikacion dhe ngritja e nivelit të kulturës në rrugë duke vepruar ne të tre faktorët e sigurisë – njeriu, automjeti dhe rruga; 

• propozimin e masave dhe ndikimin aktiv në politikën e komunikacionit duke u përpjekur posaçërisht për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor;

• rritjen e numrit të  anëtarëve me sistemin e avancimit të favoreve të cilat i plotësojnë dëshirat dhe interesat e tyre; 

• sigurimin e mobiltetit të anëtarëve dhe ngasësit tjerë pjesëmarrës në komunikacion me zhvillimin e ndihmës në rrugë (Shërbimi “Ndihma-informimi”);

• mbështetja e mobilitetit të anëtarëve dhe ngasësve për shfrytëzimin racional me qëllim të mbrojtjes së ambientit, sjelljet  përgjegjëse shoqërore dhe ruajtjes së zhvillimit; 

• bashkëpunimi me organe shtetërore, shoqata, institucione shkencorë;

• kujdesi, përparimi dhe mbështetja në zhvillimin e moto-turizmit vendor dhe ndërkombëtar, alpinizmit dhe kampingut; 

• mbështetjen aktive të interesave të vozitësve në Republikën e Kosovës dhe jashtë vendit me bashkëpunimin e asociacioneve dhe moto klubeve nacionale;

Këto aktivitete Klubi AMCK do ti zhvillojë në shtatë qendra në tërë territorin e Kosovës, duke angazhuar secilin klub të auto sporteve në komunën e përkatëse.

GJENDJA E SIGURISË NË RRUGË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS.

Në Kosovë në bazë të Ligjit në fuqi për sigurinë në komunikacionin rrugor, mandatin ligjor për këtë fushë e ka Ministria e Infrastrukturës (http://mi-ks.net), përmes Këshillit ndërministror të Qeverisë së Kosovës për sigurinë në komunikacionin rrugor në Kosovë. Vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ka aprovuar Strategjinë e Sigurisë Rrugore dhe Planine Veprimit 2015-2020, ku parashihet edhe zhvillimi i aktiviteteve në mobilitete dhe bashkëpunimi me FIA me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion (http://mi-ks.net/sq/departamenti-koordinues-i-keshillit-per-sigurine-e-komunikacionit-rrugor). Në vitin 2014 në Kosovë janë regjistruar 286.505 automjete. 

Sipas një hulumtimi të zhvilluar nga Instituti i studimeve të avancuara GAP, vlerësohet se  Qendrat e kontrollimit teknik në vend vazhdojnë të punojnë por nuk kanë aplikojnë kritere strikte dhe nuk kanë shtuar masat për një kontrollim më të rreptë teknik. Si rezultat, kontrollimi jo i duhur teknik po ndikon në rritjen e numrit të aksidenteve në trafik dhe në ndotjen e ambientit. Në vitin e fundit, aksidentet me fatalitet kanë shënuar rritje prej 6.7%. Nga 16,300 aksidente sa kanë ndodhur në vitin 2014, 111 kanë qenë me fatalitet, ku 127 persona kanë humbur jetën (http://www.institutigap.org/news/829).

AKTIVITETEVE PËR SIGURINË NË RRUGË

Aktivitet për sigurinë në rrugë në shkallë vendi, viteve të fundit kryesisht zhvillohen nga AMRKS.Me qëllimin te nsifikimit të bashkëpunimi tinstitucional AMRKS, kabashkuartëgjithainstitucionetrelavanteqëmerren me çështjet e sigurisënënjë Forum tëquajtuarForumi i Kosovëspërsigurinërrugë (http://www.amrks.org/en-us/kosovo-forum).AMRKS ka qenë organizatore  dhe bartëse e aktiviteteve kryesore për sigurinë në rrugë si: tryezat e rrumbullakëta, seminaret dhe konferencat ndërkombëtare (http://www.amrks.org/en-us/conferences), kampanjat vetëdijësuese me Policinë e Kosovës (http://www.amrks.org/en-us/campaigns),  garat kombëtare me nxënës me Ministrinë e arsimit (http://www.amrks.org/en-us/races), hulumtimet lidhur me sigurinë në rrugë me Kolegjin Tempulli (http://www.tempulli.org/en-us/Research), etj.

AKTIVITETEVE NË FUSHËN E AUTO SPORTEVE DHE KARTINGUT 

Edhe pse Kosova ka mbetur vendi i vetëm në regjion, i cili ende nuk ka organizuar aktivitetet në mobilitet dhe asistencë rrugore, Klubi AMCK pas anëtarësimit në FIA përfundimisht do të zgjidh këtë mungesë duke ndikuar në parandalimin e aksidenteve në trafik dhe rritjen e sigurisë në rrugët e Kosovës.

Me shpresë se aplikacioni ynë do të pranohet dhe Klubi AMCK do të anëtarësohet në FIA për mobilitet dhe turizëm. Ju lutem për dokumente shtesë mos hezitoni të na kontaktoni.

Themeluesit: 

1. Rexhep Baholli, Autotechnic Service  Kosova

2. Ismet Rexhepi, Federationof Auto Sportsof Kosova FASK

3. Muhamed Krasniqi, Kosovo Association of Motorization AMRKS

Për ne
    • Zona Industriale, PN 1000
    • Prishtinë, Kosovë
    • Mobile: +377 (44) 377 744
    • Asisstence: +381 (38) 601 046
    • This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Shërbimet tona
  • Organizimin për të riparuar automjetin në servis
  • Organizimin për të zavencuar automjetin
  • Organizimin për udhtuar me mjete tjera (tren, autobus dhe taxi) blerjën e biletave.
Orari i Zyrës
  • Hëne:7:30 - 5:30
  • Marte:7:30 - 5:30
  • Mërkure:7:30 - 5:30
  • Ejte:7:30 - 5:30
  • Premte:7:30 - 5:30
  • Shtune:7:30 - 3:00
  • Dielle:Mbyllur

HELIX_NO_MODULE_OFFCANVAS