Ekziston një besim tek drejtuesit e makinave se
vaji i motorit duhet ndryshuar në Verë dhe Dimër.
Vaji i motorit është gjaku i makinës suaj.
Është shumë e rëndësishme që ai të qarkullojë lirshëm dhe të lubrifikojë të
gjitha pjesët lëvizëse të motorit.
I quajtur viskozitet,
kjo është matja që i bëhet trashësisë së vajit. Vaji i motorit në temperatura
të ulëta mund të shndërrohet në melasë dhe të mos arrijë lubrifikimin e motorit
gjatë një ndezjeje.
Megjithatë nëse përdorni vajin e duhur të
motorit, ai ruan viskozitet të lartë edhe në temperatura të ulëta.
Por me rritjen e temperaturës, vaji hollohet.
Treguesit e viskozitetit ose rrjedhshmërisë i gjeni të printuar në çdo ambalazh
vaji.
Vitet e fundit, me avancimet teknologjike, në
të vërtetë nuk është e nevojshme ndërrimi i vajit çdo stinë, sepse përshtatet
vetë sipas temperaturave.
Ai njihet si vaj motori me viskozitet të
shumëfishtë. Kur temperaturat bien, pesha e vajit të motorit ndryshon në mënyrë
që të qarkullojë lirshëm në motor.
Në verë ai bëhet më i trashë për të mbrojtur
motorin në temperatura të larta. Për këtë treguesit e viskozitetit përmbajnë dy
statistika.
Për shumicën e vajrave të motorëve në treg sot,
pesha e tyre matet me dy numra. I pari ndiqet nga një “W” dhe tregon
viskozitetin e vajit në Dimër. I dyti është një numër më i lartë dhe tregon
viskozitetin në temperaturë të lartë.
Por nëse vaji i motorit përshtatet sipas
temperaturave, cilin duhet të blej? Një vaj motori me një tregues 10W-30 është
i dizajnuar për të qëndruar i lëngshëm në temperatura -30 gradë celsius dhe të
mbrojë motorin deri në 100 gradë celsius.
Ky specifikim është ideali për shumicën e
klimave. Por ka faktorë të tjerë që ndikojnë në nxehtësinë e motorit si
shpejtësia.
Entuziastët e makinave që duan ti shtyjnë në
limite, do të shohin motorët e makinave të prodhojnë shumë nxehtësie. Një vaj
sintetik 20W-50 do të mbronte motorin në temperatura të larta por edhe të
qëndronte fluid në temperatura të ulëta.
Vaji sintetik, është vaj por më i rafinuar se
vaji konvencional. Zakonisht kanë përbërës shtesë për të rritur performancën.
Një prej vajrave më të mirë në treg është Mobil 1 0ë-40 i cili ka disa nivele
viskoziteti.
Megjithatë shumica e motorëve të makinave janë
ndërtuar për të funksionuar më mirë me një lloj vaji motori. Për këtë duhet të
kontrolloni manualin e përdoruesit.