Hapja e procedurave të tenderit për angazhimin e kompanive për pastrimin e rrugëve nga Komuna e Pejës ishin bërë me 6 dhjetor të vitit të kaluar.
Tenderi kishe qenë i hapur nga 6 deri me 15 dhjetor me procedura të përshpejtuara, është thënë për Gazetën Jeta në Kosovë nga zyrtarët e prokurimit në komunën e Pejës.
Tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve në komunë të Pejës ishte ndarë në tri pjesë (llote). Në llotin e parë ishte paraparë pastrimi i rrugëve të qytetit, në llotin e dytë ishin përfshirë rrugët e fshatrave të Pejës, ndërsa në llotin e tretë ishte paraparë pastrimi i rrugëve të fshatrave të Rugovës.
“Njoftimi për dhënie të tenderit është bërë me 21 dhjetor, kurse nënshkrimi me fituesit është bërë me 4 janar (2016)”, tha për Gazetën Jeta në Kosovë, Xhemë Berisha, menaxher i zyrës së prokurimit në komunën e Pejës.