Masa të reja ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut
Policia e Kosovës përmes komunikatës për media më 12 mars 2019 ka njoftuar se ka filluar me aplikimin e masës mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 1321 masa të tilla me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore. Përveç kësaj mase, Policia e Kosovës vazhdon me aplikimin e masës së gjobës me të holla.