Dje me datë 19.03.2019 Drejtoresha Gjenerale e Regjionit 1 të FIA-s vizitoi Kosovën.

Në kuadër të agjendës së saj Laurianne Krid u takua me menagjmentin drejtues të klubit të AMCK-së, ku u njoftua për së afërmi me ambientet e punës, aktivitetet dhe stafin. Vizita e saj kishte për qëllim njoftimin me gjendjen e sigurisë rrugore, veprimet dhe planifikimet ne kuader te Sigurise Rrugore, Ambientit dhe Turizmit në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua rreth sfidave në fushën e sigurisë rrugore dhe mënyrave se si mund të përmirësohen politikat në të mirë të qytetarëve.

Së bashku me menagjmementin drejtues të AMCK-së, Krid vizitoi kabinetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit ku u takua personalisht me ministrin Pal Lekaj për tu informuar rreth ligjeve dhe projekteve të ministrisë. Vizita e saj e fundit për ditën e djeshme ishte në kabinetin e kryeministrisë ku u takua me këshilltaren politike Albena Reshitaj me të cilën diskutuan rreth gjendjes së mjedisit dhe prioriteteve të qeverisë në këtë aspekt.

Vizita e saj kishte një rëndësi të veçantë për AMCK-n pasi që klubi ynë ka për qëllim të rrisë sigurinë në rrugë duke ulur numrin e aksidenteve përmes vetëdijësimit dhe krijimit të politikave në të mirë të kësaj kauze gjithmonë duke e pasur prioritet ruajtjen e ambientit.

Laurianne Krid u nda shumë e kënaqur me kushtet dhe aktivitetet e klubit të AMCK-s, bashkëpunimi i ngushtë me institucionet përkatëse sipas saj ka një rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e klubit në hapa të sigurtë dhe bashkë me të edhe zhvillimin pozitiv të politikave në të mirë të sigurisë rrugore, ambientit dhe turizmit në Kosovë.

Recommended Posts