Ekziston një besim tek drejtuesit e makinave se vaji i motorit duhet ndryshuar në Verë dhe Dimër.

Vaji i motorit është gjaku i makinës suaj. Është shumë e rëndësishme që ai të qarkullojë lirshëm dhe të lubrifikojë të gjitha pjesët lëvizëse të motorit.

I quajtur viskozitet, kjo është matja që i bëhet trashësisë së vajit. Vaji i motorit në temperatura të ulëta mund të shndërrohet në melasë dhe të mos arrijë lubrifikimin e motorit gjatë një ndezjeje.

Megjithatë nëse përdorni vajin e duhur të motorit, ai ruan viskozitet të lartë edhe në temperatura të ulëta.

Por me rritjen e temperaturës, vaji hollohet. Treguesit e viskozitetit ose rrjedhshmërisë i gjeni të printuar në çdo ambalazh vaji.

Vitet e fundit, me avancimet teknologjike, në të vërtetë nuk është e nevojshme ndërrimi i vajit çdo stinë, sepse përshtatet vetë sipas temperaturave.

Ai njihet si vaj motori me viskozitet të shumëfishtë. Kur temperaturat bien, pesha e vajit të motorit ndryshon në mënyrë që të qarkullojë lirshëm në motor.

Në verë ai bëhet më i trashë për të mbrojtur motorin në temperatura të larta. Për këtë treguesit e viskozitetit përmbajnë dy statistika.

Për shumicën e vajrave të motorëve në treg sot, pesha e tyre matet me dy numra. I pari ndiqet nga një “W” dhe tregon viskozitetin e vajit në Dimër. I dyti është një numër më i lartë dhe tregon viskozitetin në temperaturë të lartë.

Por nëse vaji i motorit përshtatet sipas temperaturave, cilin duhet të blej? Një vaj motori me një tregues 10W-30 është i dizajnuar për të qëndruar i lëngshëm në temperatura -30 gradë celsius dhe të mbrojë motorin deri në 100 gradë celsius.

Ky specifikim është ideali për shumicën e klimave. Por ka faktorë të tjerë që ndikojnë në nxehtësinë e motorit si shpejtësia.

Entuziastët e makinave që duan ti shtyjnë në limite, do të shohin motorët e makinave të prodhojnë shumë nxehtësie. Një vaj sintetik 20W-50 do të mbronte motorin në temperatura të larta por edhe të qëndronte fluid në temperatura të ulëta.

Vaji sintetik, është vaj por më i rafinuar se vaji konvencional. Zakonisht kanë përbërës shtesë për të rritur performancën. Një prej vajrave më të mirë në treg është Mobil 1 0ë-40 i cili ka disa nivele viskoziteti.

Megjithatë shumica e motorëve të makinave janë ndërtuar për të funksionuar më mirë me një lloj vaji motori. Për këtë duhet të kontrolloni manualin e përdoruesit.

Recommended Posts