Sikur edhe në sport, edhe në ngasje është shumë i rëndësishëm aspekti mental.
Keni kohë të kufizuar të reagoni, e cila ndonjëherë matet edhe me milisekonda,
ndërsa nga reagimi mundet të varet jeta juaj. Pra, përqendrimi, reagimet e
shpejta dhe cilësore dhe qëndrueshmëria janë ato të rëndësishmet. Mendoni më
parë dhe gjithmonë përcillni situatën para jush. Vështrojeni rrugën para jush
dhe sa më larg që mundeni, për atë se gjithsesi që nuk do të keni shumë kohë që
të reagoni për atë që gjendet para makinës. Po ashtu është e rëndësishme që mos
të shikoni gjatë ngasjes atë që nuk ka të bëjë me lëvizjen tuaj.
Bie fjala, duhet ta vëreni vendin në të cilin duhet të frenoni para se të arrini te ai, apo njëjtë dhe në kohë të caktuar të vëreni dhe përgatiteni për kthimin në kthesa. Ta thjeshtojmë atë që u tha më lart: sytë tuaj duhet të jenë gjithmonë një hap para aksionit tuaj. Sa më larg të shikoni kjo do të duket që vetura është duke lëvizur më ngadalë dhe do të keni më shumë kohë që të reagoni. Përpiquni që edhe shikimi t’ju jetë paralel me sipërfaqen e rrugës, që do të thotë që ta mbani kokën drejt dhe të përpiqeni mos “të rrëshqitni”.
Reaksioni i shpejtë dhe efikas nënkupton edhe ekzistimin e vetëbesimit të lartë. Ngasësi i cili gjithmonë i ka dy mendje në ngasje “vetë” e fton aksidentit të ndodhë. Përqendrimi ka ndikim të madh këtu. Duhet “të eliminoni” të gjitha që ua largojnë vëmendjen nga rruga; pa marrë parasysh se a është ai telefoni celularë, bashkudhëtari, muzika apo kafsha shtëpiake. Thënë shkurt, kjo do të thotë që në ngasje duhet të futeni dhe të mbeteni gjatë tërë ngasjes me mendje të kthjellët dhe të relaksuar.