Është shumë e rëndësishme si qëndroni të ulur gjatë vozitjes. Shumica e ngasësve largohen shumë mbrapa me ulëse. Ajo që është shumë e rëndësishme është që ulësja të jetë e rregulluar në atë mënyrë që këmbët të mund t’i shtypin pedalet në mënyrën më të mirë.
Po ashtu është shumë e rëndësishme që ulësja të jetë sa më poshtë, që të mund të jeni sa më afër qendrës së gravitacionit, por edhe mjaftueshëm lart që të keni shikueshmëri të qartë.