Të qenit pronar i automobilit nuk është e lehtë. Duhet kujdesur mirë për të, kështu që ëndrra nuk do të kthehet në makth.
Shumë njerëz me vetëdije ose pa vetëdije nuk e sigurojnë veturën dhe çdo prishje kthehet si një bumerang. Kjo ndikon te kuleta, pasi çdo prishje në fund është dy herë më e shtrenjtë. Këto janë pesë gabimet më të shpeshta që bëjnë pronarët dhe shkatërrojnë makinën e tyre.
1. Injorimi i indikatorit ‘Check engine’
Indikatori ‘Check engine’ nuk është “problem” që duhet tejkaluar, i cili paraqitet vetëm për një ditë dhe nuk përsëritet më. Çdo herë kur të aktivizohet, duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë, pasi injorimi mund të rezultojë me rregullime të shtrenjta.
2. Mos ndërrimi i rregull i vajit dhe filtrave
Vaji për motor është si gjaku për trupin e njeriut. Është thelbësore për funksionimin e duhur dhe nuk është e këshillueshme të kaloni intervalin e zëvendësimit. Shumë mendojnë se është e rëndësishme të ketë vetëm vaj, por nuk marrin parasysh se vetitë e vajit bien me kalimin e kohës. Zëvendësimi i filtrit është po aq i rëndësishëm sepse nuk lejon që papastërtitë të depërtojnë në pjesët vitale.
3. Gomat e vjetra
Kostoja e ulët është arsyeja pse shumica nuk kujdesen për vjetërsinë dhe gjendjen e gomave, por përqendrohen vetëm në thellësinë e tyre. Është gjithmonë e rëndësishme të mbani mend se vetura është në kontakt me një sipërfaqe. Siguria e vozitjes varet kryesisht nga gjendja e gomave dhe ajo lidhet drejtpërdrejt me vjetërsinë, thellësinë e tyre dhe presionin e duhur.
4. Higjiena e keqe e automobilit
Pastërtia është gjysma e shëndetit. E njëjta vlen edhe për një veturë. Është më e lehtë të vërehen parregullsi dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme të hiqni të gjitha grimcat që mund të shkaktojnë dëme në kohë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për larjen e detajuar pas ditëve të ftohta, pasi me këtë do të mbroni veturën nga korrozioni.
5. Jeni një shofer i pakujdesshëm
Pavarësisht nga kushtet në rrugë, vetura duhet gjithmonë të trajtohet me kujdes. Të gjitha lëvizjet e papritura, goditjet e gomave, frenim të panevojshëm apo goditje në gropa do e dëmtojnë veturën tuaj.
Shoferi i pakujdesshëm në mënyrë të panevojshme rrit konsumin e të gjitha qarqeve vitale dhe dëmton përgjithmonë veturën. Dallimet mund të jenë aq të mëdha saqë makina prej 100,000 km është në gjendje shumë më të keqe se i njëjti model, në duart e mira dhe të ndërgjegjshme me 300,000 km.