Sa më gjatë të keni në plan për të udhëtuar, aq më shumë përgatitje për veturën ju duhet.

-Provoni gomat a janë të fryra sa duhet. 

Në shumicën e pompave të benzinës ka mjete për të fryrë gomat tuaja dhe për të balancuar ajrin brenda në goma. Edhe goma rezervë duhet të jetë e fryer sipas rregullit të gomave që ju i përdorni. Përveç gomave, ju duhet të kontrolloni edhe paisjet për të ndërruar gomat, duke u siguruar a i keni të gjithë çelsat për ndërrimin e gomave. Gjithashtu sigurohuni që dini të ndërroni gomat e veturës në rast të ndonjë fatkeqësie.

-Kontrolloni vajrat e veturës nëse janë në rregull.

Uji, karburanti dhe vaji i motorit duhet të jenë në nivelin e duhur që ju të vozisni pa brenga jashtë shtetit. Nëse nuk janë në rregull vajrat dhe uji i veturës, mos merni udhëtime të gjata.

-Kontrolloni a janë në rregull të gjithë sinjalizuesit e veturës tuaj. 

Dritat për ndriçim të rrugës, sinjalizimet për kthim në të majtë dhe të djathtë, dritat për ndalesë pas dhe dritat për mjegull gjithashtu duhet të jenë në rregull.

– Familjarët dhe shokët e familjes suaj duhet të dinë se në çfarë drejtimi jeni nisur.

 Kjo duhet të bëhet, që në rast aksidenteve, të dinë në cilin drejtim mund të ju gjejnë.

– Kontrolloni motin në vendin ku shkoni. 

Edhe për rrobat që ju duhet të merrni me vete por më e rëndësishme është për paisjet e makinës suaj. Rruga mund të jetë e lagësht ndërsa ju duhet të keni kujdes që të vozisni me shpejtësi të kontrolluar.

– Në veturë duhet të keni materiale shëndetësore për intervenim të shpejtë.

 Fasha, barna për rrugë, ujë dhe dezifektuesit duhet të jenë në kutinë e veturës suaj për ndihmë të parë. Përditësojeni paketën tuaj të ndihmës së parë pas një kohe, në rast se ndonjë produktit i ka kaluar afati.

Siguria e familjes suaj është më e rëndësishme se dënimi. Vozisni sipas rregullave dhe shenjave në komunikacion.

Recommended Posts