Udhëtimi në shi mund të jetë një përvojë jo e mirë nëse nuk i keni gomat e duhura. Gomat e duhura në një mot të lagësht do të ofrojnë siguri dhe rehati për shoferët të cilët kanë nevojë të udhëtojnë me shpejtësi në ditë me shi.
Shpesh herë konsumatorët kërkojnë një gomë për tërë sezonin, kjo do ishte ideale mirëpo është gati e pa mundur sepse kushtet atmosferike kërkojnë specifika të veçanta që nuk mund të aplikohen vetëm në një gomë, për këtë arsye kemi gomat e sezonës së verës dhe ato të dimrit.
Gomat verore janë gomat më të përshtatshme për mot të lagësht. Ato kanë komponentë ngjitës për rrugë të lagështa, duke mundësuar stabilitet gjatë ngasjes, ndërsa janë të dizajnuara enkas për të lejuar rrjedhjen e ujit pa shkaktuar pengesa në lëvizje.
Një gomë e përshtatshme për ditët me shi duhet të ketë thellësi adekuate të profilit dhe presion të duhur të ajrit në goma.