Aksidentet e trafikut ndodhin si pasojë e rrethanave të ndryshme në komunikacion. A keni menduar ndonjëherë se cila është mënyra e duhur e reagimit në rast aksidenti, ose si do të reagonit nëse personi pranë jush ka nevojë për ndihmë?

Për këtë arsye ekzistojnë disa rregulla rreth ndihmës së parë dhe mënyrës se si duhet të sillemi në rast të ndonjë aksidenti. Me ndihmën e parë nënkuptojmë ofrimin e ndihmës mjekësore për të lënduarin në vend të ngjarjesh.

Ndihma e parë duhet të zbatohet brenda 10 minutave dhe në mënyrë përkatëse.

Me ndihmë të shpejtë ofrojmë njohuri elementare për shpëtimin e jetës, në raste emergjente të rrezikimit të shëndetit të njeriut, duke zvogëluar dhembjen, minimizimin e ndërlikimeve të të lënduarit dhe sëmundjeve të befasishme, deri sa të arrijë ndihma mjekësore profesionale. Ndihma e shpejt mjekësore nuk ka për qëllim të përcaktojë llojin e sëmundjes, shërimit, lëndimit apo të helmimit, po të ofrojë ndihmë të parë themelore. Qëllimi i shpëtimtarit është të mbizotërojë mirë masat e reanimacionit kardiopulmonal në rast të sëmundjeve apo aksidenteve në fjalë përmes frymëmarrjes artificiale, masazhit të zemrës, fashimit, ndaljes së gjakderdhjes, lëvizjes së të lënduarit dhe vlerësimit teorik dhe praktik.

Gjendjet të cilat kanë prioritet për ndihmë të parë:

* Ngulmimi
* Gjakderdhjet
* Gjendjet aksidentale 
* Lëndimet e kokës, bushtit kurrizor, barkut dhe
* Lëndimet e shkaktuara nga të goditurat e trupit në gërmadha

Nëse gjendeni në një situatë të tillë, shumë shpejtë duhet të bëni një plan për veprim, i cili përfshinë këto detyra:

■ Njohja e dhe vlerësimi i nevojave, 
■ Ndërmarrja e vendimeve për ofrimin e ndihmës së parë dhe vlerësimi i vendit ku ka ndodhur aksidenti, 
■ Shkallën e lëndimeve dhe rrezikshmërinë që paraqesin ato për jetën e të sëmurit,
■ Thirrja e ndihmës së shpejtë
■ Ekzaminimi parësor i viktimës 
■ Ekzaminimi dytësor i viktimës
■ Vlerësimi dhe përcjellja e shenjave jetësore.
■ Tërheqjen e viktimës nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, vendosja në pozitë të dëshirueshme
■ Transporti i të sëmurëve dhe të lënduarve në entet shëndetësore

Shpëtimtari dhe personat, të cilët ofrojnë ndihmën e parë, duhet të kenë kujdes nga:

■ Mjetet eksplozive
■ Zjarret e mëdha
■ Burimet e hapura të energjisë elektrike 
■ Shtyllat elektrike të rrëzuara
■ Vazhduesit elektrik
■ Shembjet e dheut
■ Tymi nga zjarret
■ Vërshimet 
■ Tërmetet
■ Aksidentet madhore

Cilat janë prioritetet e ekzaminimit dytësor?

■ biseda me shpëtimtarin dhe viktimën
■ vlerësimi i shenjave jetësore
■ shikimi i detajuar i viktimës

Pse duhet të largohen rrobat nga viktima?

Mirë është që viktimës, që shpesh herë është e domosdoshme të largohen rrobat nga trupi i tij. Por para se të largohen rrobat nga viktima duhet të kemi kujdes në:

■ lëvizjet minimale të viktimës
■ rrobat nga viktima duhet të largohen nga pjesa jo e lënduar e ekstremitetit, më pas të anës së lënduar por me kujdes shumë të madh
■ kujdes dhe ruani shëndetin e viktimës
■ rrobat mund të largoni nga viktima, duke prerë ose shqyer me dhe lëndimet do të jenë më pak të viktimës
■ Por me kujdes të bëni çdo veprim
■ Largo por mos lëndo viktimën.

Vendosja e të sëmurit apo të lënduarit në pozitë të dëshirueshme

■ Të lënduarin apo të sëmurin duhet vendosur në pozitë të dëshirueshme, në bazë të lëndimeve të sistemeve.
■ Pozita e trupit duhet të sigurojë të lënduarit apo të sëmurit:
■ mirëmbajtje dhe kalueshmëri të rrugëve respiratore
■ largimin e dhembjeve, ankesave të të lënduarve apo të helmuarve
■ pengimin e gjendjes së shokut
■ mbrojtja e të sëmurit apo të lënduarit nga kushte te dobëta atmosferike

Transporti i të sëmurit apo të lënduarit në Entet shëndetësore – në rast se nuk është i pranishëm Enti i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore

■ Nëse lëndimet e viktimës nuk janë serioze, dhe të pa mundshme të arrijë ekipi ndihmës së shpejtë mjekësore mund të merret vendimi që transportohet me veturë private deri në entin shëndetësor.
■ Por nëse gjendja shëndetësore e viktimës është e përkeqësuar nuk këshillohet të bëhet transporti, por të pritet ndihma e shpejtë mjekësore por me kusht të jenë dy persona njëri vozitës, ndërsa tjetri në cilësinë e përcjellësit të viktimës.
■ Në kushte bashkëkohore përdoren mjetet e posaçme për transport.
■ Vetëm në raste të veçanta viktima mund të bartet me veturë private, por me përcjellje. 
■ Nuk këshillohet që i sëmuri apo i lënduari të vozisë vetë, kjo mundë të jetë vdekjeprurëse.

Recommended Posts