Nëse shikoni me vëmendje në përmbajtjen e shifrave të cilat janë të shënjuara në gomat tuaja, do të vëreni se nuk ka ndonjë datë të skadimit.

Ndër vite kanë ekzistuar opinione të ndryshme nga prodhuesit e brendeve botërore të gomave dhe prodhuesit e makinave.

Disa thonë se një gomë e pa përdorur mund të shfrytëzohet deri në 6 vite nga data e prodhimit, disa të tjerë kanë opinion se një gomë mund të përdoret deri në 10 vite nga data e prodhimi, ndërsa disa të tjerë thonë se gomat nuk kanë afat të skadimit fare.

Pavarësisht këtyre opinioneve duhet të mirret parasysh gjendja e gomës dhe vendi se ku ka qëndruar e magazinuar.

Lagështia, drita dhe temperatura luajnë një rol të rëndësishëm në gjendjen dhe funksionin e gomës. Nëse goma ka qëndruar e ekspozuar në dritë, nxehtësi apo lagështi, gjendja dhe funksioni i saj do të jetë dukshëm i dobët edhe nëse ka kaluar një kohë e shkurtë nga data e prodhimit, kështu që gomat të cilat kanë qëndruar të magazinuara në kushte të mira që cilësohet të jetë një ambient i ajrosur, i errët dhe i thatë, pra mund të jenë të shfrytëzueshme dhe funksionale pavarësisht se kanë kaluar vite nga data e prodhimit.

Mbani në mend, nëse vendosni të blini goma me datë të vjetër të prodhimit;

Sigurohuni që të konsultoheni me shitësin për kushtet në të cilat ka qëndruar goma,

Kërkoni garancion për gomën e blerë dhe

Kërkoni nga serviseri që ta vlerësoj gjendjen e gomës para se ta vendos në veturën tuaj.

Recommended Posts