Në Itali ju fitoni birrë dhe ushqim falas nëse ngisni biçikletën.
Qyteti i Bolonjës po i shpërblen njerëzit që ecin, çiklojnë apo përdorin transportin publik.
Në vend se ta shfrytëzoni makinën, ju mund të fitoni kuponë për birrë, akullore apo bileta të kinemasë.
Ky sistem funksionin përmes një aplikacioni i cili gjurmon rrugëtimin tuaj.
Për çdo ecje apo udhëtim me biçikletë ju fitoni pikë si shpërblim.
Më pas këto pikë mund t’i konvertoni në dyqane dhe markete lokale.
Përveç të tjerash aplikacioni ju tregon se sa dyoksid karbon keni kursyer duke e shmangur transportin me mjete djegëse.
Me këtë sistem qyteti i Bolonjës po shpreson që ta zvogëloj ndotjen e ajrit dhe t’i vetëdijësoj qytetarët rreth rrezikut aktual të ngrohjes globale duke i motivuar ata përmes “dhuratave”.