Nga Athina në Melburn dhe nga Seuli në New York, qytetet e mëdha po mbjellin pemë për të zbutur ndikimin e ngrohjes globale dhe për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve.
Kryeqyteti i Koresë së Jugut Seul mbolli më shumë se 2,000 fidanë ndërsa Melbourne në Australi ka në plan të dyfishojë numrin e pemëve për 40 përqind deri në vitin 2040.
Athina po kërkon të mbjellë më shumë pemë për të ulur temperaturat dhe për të mbrojtur kryeqytetin grek nga vërshimet e papritura. Athina po vazhdon të rimëkëmbet nga kriza ekonomike e vitit 2008 ndërsa i mungon stafi i cili do të kujdeset për gjelbërimin.
Milan planifikon të mbjellë 3 milion pemë dhe të zgjerojë hapësirat e tij të gjelbra deri në 2030, ka përjetuar një rritje të temperaturës prej 2 shkallë dhe rritjen e vdekjeve të lidhura me ngrohjen globale gjatë 20 viteve të fundit, si dhe përkeqësime të përmbytjeve.
Më shumë pemë duhet të “zvogëlojnë ndotjen e ajrit, të përmirësojnë cilësinë e hapësirës urbane dhe të zvogëlojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike”, tha zyrtari kryesor i qytetit Piero Pelizzaro për Fondacionin Reuters Thomson.
“Sot nuk ka dallim në mes të konsumit të energjisë së qytetit në dimër dhe verë” për shkak të kërkesës në rritje për ajër të kondicionuar, shtoi ai.
Qytetet në Niger dhe Senegal të Afrikës po mbjellin pemë për të krijuar vende pune dhe për të siguruar fruta për familjet për të ngrënë, si dhe për të siguruar hije të cilat janë shumë të nevojshme.