Sigurisht normat për pastërtinë nuk janë njësoj në të gjithë botën dhe shoqëritë zhvillohen me koncepte të ndryshme për pastërtinë e edhe me përdorim efiçient të energjisë.
Standardet e Bashkimit Evropian kërkojnë që kursimet në energji dhe mbrojtje të ambientit tek çdo shtet që është pjesë e këtij mekanizmi dhe që synon të bëhet pjesë e kësaj familjeje duhet të arrijnë objektivin 20-20-20. Objektiva e planit të BE-së 20-20-20 për sektorin e energjisë, kërkon nga vendet anëtare që deri në vitin 2020, të ulen emetimet e gazrave serrë për 20%, të rritet proporcioni i energjisë së ripërtërishme të konsumit fundor të energjisë në 20%, dhe të përmirësohet efiçienca e energjisë për 20%.
Ndikimi i bërllokut
Krijimi dhe udhëheqja e një rrjeti monitorues të mjedisit dhe asetet që e dëmtojnë atë do të ishin hapi i parë drejt organizimit dhe hyrjes në praktikë të një jete të shëndetshme ekologjike. Ndikimi i bërllokut dhe jo vetëm, është aq i madh sa mund të flitet edhe për pasojat e tij nga fatalitetet e deri tek rënia e natalitetit.
Ndotja e mjedisit/bërlloku bën që shoqëria t’i ekspozohet rrezikut nga epidemitë e ndryshme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut.
Ndikimi i bërllokut vërehet dukshëm në vendin ku ndodhen deponitë rajonale të grumbullimit të e mbeturinave.
Ndikimi i veturave (lirimi i Co2)
Cilësia e ajrit arrin të jetë faktori primar për zhvillimin e jetës, por jo edhe më i respektueshmi. Me përdorimin e madh të veturave për çdo ditë sa shkon e përkeqësohet edhe gjendja e ajrit, bashkë me pasojat që bart. Kualiteti i ajrit viteve të fundit ka arritur në kufi të së lejuarës dhe paraqet rrezik konstant për shëndetin e njeriut.
Qëllimi i fushatave të ndryshme kundër ndotjes se ajrit (në raport me ndikimin e veturave) është që të zvogëlohet ndikimi negativ i makinave në ambient dhe të nxiten shoferët për të blerë makina ekologjike.
Veprime të cilat propozohen, e që do të kishin ndikim në zvogëlimin e CO2 në hapësirë, janë si në vijim: Blerja e makinave ekologjike; të mos lihet ndezur makina kur është në pritje, përdorimi i frenave me kufizim të shpejtësisë nëpërmjet levës se marsheve; përshpejtimi gradual i makinës dhe mbajtja e një niveli konstant të shpejtësisë; përdorimi i kondicionerëve vetëm kur është e nevojshme dhe mos ngrohja e motorit para nisjes etj.
Në një deklarim për mediat, Jeffrey D. Sach, profesor i ekonomisë dhe drejtor i Institutit të Tokës në Universitetin Columbia, ka thënë se reduktime të mëdha në lirimin e CO2-së, mund po ashtu të arrijmë duke i konvertuar veturat aktuale në ato më të vogla, më të lehta dhe me bateri që vihen në lëvizje nga motorë më efektivë elektrikë, si dhe që mbushen me burime energjike të cilat lirojnë më pak karbon, siç është energjia diellore.
Rëndësia e mbjelljes së drunjve
Si ndihmon mbjellja e drunjve në mjedisin tonë? Pse mbjellja e pemëve është e rëndësishme për të reduktuar ngrohjen globale? Kjo është ajo për të cilën shtjellohen shumë ide çdo ditë. Sipas agjencive të mbrojtjes së mjedisit, mbjellja e pemëve është një domosdoshmëri, nëse ne duam të shpëtojmë planetin. Pemët jo vetëm që heqin kimikate të dëmshme nga toka, por ato ndihmojnë edhe në uljen e efektit serë që çojnë në ngrohjen globale.
Avantazhet e mbjelljes së pemëve janë të shumta. Si për shembull:
1. Një pemë me madhësi mesatare krijon oksigjen të mjaftueshëm në një vit për të siguruar oksigjen për një familje prej katër anëtarësh.
2. Mbjellja e pemëve rreth ndërtesave dhe shtëpive mund të shkurtojë shpenzimet me ajër të kondicionuar deri në 50 për qind.
4. Një hektar pemë mund të largojë deri në 2.6 ton dioksid karboni në vit.
5. Mbjellja e pemëve do të thotë më shumë prodhime druri dhe letre, të cilat mund të riciklohen lehtë etj.
Trafiku automobilistik, mosrespektimi i natyrës, ndotja e ajrit dhe mbeturinat janë shkaktarët kryesorë të shkatërrimit të asaj që u krijua deri sot. Për këtë arsye cdo lëvizje e vogël në drejtim të një jete ekologjike sjell ndryshime për të ardhmen.