Dita e Tokës

Është Dita e Tokës, dita kur një miliard njerëz festojnë për harmoninë me planetin.

Është Dita e Tokës dhe njëkohësisht momenti më i përshtatshëm për të menduar për planetin në të cilin jetojmë dhe se si ta shpëtojmë.

Çdo vit më shumë se një miliard njerëz marshojnë nëpër rrugë në nder të mbrojtjes së mjedisit.

Çfarë është Dita e Tokës?

E festuar çdo vit në datën 22 Prill, Dita e Tokës synon të shtyjë njerëzit nga e gjithë bota të jenë miqësorë me mjedisin.

Kjo mund të nënkuptoj shtimin e mbetjeve të riciklueshme, punën vullnetare për një projekt të gjelbër lokal apo implementimin e paneleve diellore në shtëpi.

Eventi i parë i Ditës së Tokës, i cili u organizua në Amerikë rreth pesë dekada më parë (viti 1970), është konsideruar si fillimi i lëvizjeve të para moderne mjedisore.

6 mënyra për të festuar Ditën e Tokës:

  • Mbillni ushqimet tuaja
  • Eliminoni përdorimin e letrës
  • Mbillni një pemë
  • Mjaft konsumuat plastikë
  • Recikloni
  • Investoni në energji të rinovueshme

Udhëzime për parandalimin e përmbytjeve

Përmbytjet janë fatkeqësi të shpeshta natyrore të cilat mund të kenë përmasa lokale – kur prekin lagjet ose bashkësitë më të vogla, ose përmasa të mëdha – kur prekin tërë pellgun e lumenjve dhe numrin më të madh të komunave.

Gjatë periudhës kur nuk ka përmbytje silluni me përgjegjësi;

Mos hidhni mbetje në lumenj, përrenj dhe kanale.

Nëse mbetja është më e madhe në shtratin e lumenjve dhe në kanale, drejtohuni për ndihmë shërbimit kompetent komunal.

Në qytete, kur për shkak të shirave të mëdha është shtuar shkarkimi i ujit, mos hidhni mbetje dhe mos i mbuloni pusetat të cilat shërbejnë për shkarkimin e ujërave atmosferike.

Sipas mundësisë, përgatisni thasë të cilët në rast përmbytjeje mund t’i vini në hyrje dhe të mbyllni të gjitha vendet në shtëpi nëpërmes të cilave mund të hyjë uji.

Mos ngritni diga për të mbledhur ujë gjatë stinës së verës.

Qytetet që po mbjellin pemë për ta luftuar ngrohjen globale dhe për të përmirësuar shëndetin e qytetarëve

Nga Athina në Melburn dhe nga Seuli në New York, qytetet e mëdha po mbjellin pemë për të zbutur ndikimin e ngrohjes globale dhe për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve.

Kryeqyteti i Koresë së Jugut Seul mbolli më shumë se 2,000 fidanë ndërsa Melbourne në Australi ka në plan të dyfishojë numrin e pemëve për 40 përqind deri në vitin 2040.

Athina po kërkon të mbjellë më shumë pemë për të ulur temperaturat dhe për të mbrojtur kryeqytetin grek nga vërshimet e papritura. Athina po vazhdon të rimëkëmbet nga kriza ekonomike e vitit 2008 ndërsa i mungon stafi i cili do të kujdeset për gjelbërimin.

Milan planifikon të mbjellë 3 milion pemë dhe të zgjerojë hapësirat e tij të gjelbra deri në 2030, ka përjetuar një rritje të temperaturës prej 2 shkallë dhe rritjen e vdekjeve të lidhura me ngrohjen globale gjatë 20 viteve të fundit, si dhe përkeqësime të përmbytjeve.

Më shumë pemë duhet të “zvogëlojnë ndotjen e ajrit, të përmirësojnë cilësinë e hapësirës urbane dhe të zvogëlojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike”, tha zyrtari kryesor i qytetit Piero Pelizzaro për Fondacionin Reuters Thomson.

“Sot nuk ka dallim në mes të konsumit të energjisë së qytetit në dimër dhe verë” për shkak të kërkesës në rritje për ajër të kondicionuar, shtoi ai.

Qytetet në Niger dhe Senegal të Afrikës po mbjellin pemë për të krijuar vende pune dhe për të siguruar fruta për familjet për të ngrënë, si dhe për të siguruar hije të cilat janë shumë të nevojshme.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1262 tiketa, janë regjistruar 51 aksidente trafiku ku 23 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Në Itali ju fitoni birrë dhe ushqim falas nëse ngisni biçikletën

Në Itali ju fitoni birrë dhe ushqim falas nëse ngisni biçikletën.

Qyteti i Bolonjës po i  shpërblen njerëzit që ecin, çiklojnë apo përdorin transportin publik.

Në vend se ta shfrytëzoni makinën, ju mund të fitoni kuponë për birrë, akullore apo bileta të kinemasë.

Ky sistem funksionin përmes një aplikacioni i cili gjurmon rrugëtimin tuaj.

Për çdo ecje apo udhëtim me biçikletë ju fitoni pikë si shpërblim.

Më pas këto pikë mund t’i konvertoni në dyqane dhe markete lokale.

Përveç të tjerash aplikacioni ju tregon se sa dyoksid karbon keni kursyer duke e shmangur transportin me mjete djegëse.

Me këtë sistem qyteti i Bolonjës po shpreson që ta zvogëloj ndotjen e ajrit dhe t’i vetëdijësoj  qytetarët rreth rrezikut aktual të ngrohjes globale duke i motivuar ata përmes “dhuratave”.

Kjo është mënyra e BE-së për zvogëlimin e aksidenteve në trafik

Makinat e reja deri në vitin 2022 në BE duhet të kenë pajisje shtesë të sigurisë, të tilla si frenat automatikë emergjentë, teknologjitë e kontrollit të makinës në korsi dhe detektorë për të qenët i përgjumur, me qëllim të zvogëlimit të numrit të aksidenteve në rrugët evropiane.

Lista e gati 30 pikave për pajisje shtesë përfshijnë funksionet që e bëjnë të vështirë për të pirë gjatë ngasjes, pamundësojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejueshme dhe regjistrimin e të dhënave mbi aksidentet, thanë zyrtarët evropianë.

Kamionët duhet të jenë të pajisur me sensorë për të zbuluar këmbësorët dhe çiklistët në të ashtuquajturin ‘kënd i vdekur’.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1257 tiketa, janë regjistruar 28 aksidente trafiku ku 7 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Përse gomat e veturave nuk kanë datë të skadimit?

Nëse shikoni me vëmendje në përmbajtjen e shifrave të cilat janë të shënjuara në gomat tuaja, do të vëreni se nuk ka ndonjë datë të skadimit.

Ndër vite kanë ekzistuar opinione të ndryshme nga prodhuesit e brendeve botërore të gomave dhe prodhuesit e makinave.

Disa thonë se një gomë e pa përdorur mund të shfrytëzohet deri në 6 vite nga data e prodhimit, disa të tjerë kanë opinion se një gomë mund të përdoret deri në 10 vite nga data e prodhimi, ndërsa disa të tjerë thonë se gomat nuk kanë afat të skadimit fare.

Pavarësisht këtyre opinioneve duhet të mirret parasysh gjendja e gomës dhe vendi se ku ka qëndruar e magazinuar.

Lagështia, drita dhe temperatura luajnë një rol të rëndësishëm në gjendjen dhe funksionin e gomës. Nëse goma ka qëndruar e ekspozuar në dritë, nxehtësi apo lagështi, gjendja dhe funksioni i saj do të jetë dukshëm i dobët edhe nëse ka kaluar një kohë e shkurtë nga data e prodhimit, kështu që gomat të cilat kanë qëndruar të magazinuara në kushte të mira që cilësohet të jetë një ambient i ajrosur, i errët dhe i thatë, pra mund të jenë të shfrytëzueshme dhe funksionale pavarësisht se kanë kaluar vite nga data e prodhimit.

Mbani në mend, nëse vendosni të blini goma me datë të vjetër të prodhimit;

Sigurohuni që të konsultoheni me shitësin për kushtet në të cilat ka qëndruar goma,

Kërkoni garancion për gomën e blerë dhe

Kërkoni nga serviseri që ta vlerësoj gjendjen e gomës para se ta vendos në veturën tuaj.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1235 tiketa, janë regjistruar 30 aksidente trafiku ku 9 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Si duhet të reagoni në rast zjarri në shtëpi?

Zjarri është rrezik real nga i cili, përveç pronës materiale, mund të humbni edhe jetën. Mos lejoni t’ju ndodhë, sigurohuni me kohë!

Ndiqni hap pas hapi si të reagoni në rast zjarri sipas një udhëzuesi të publikuar nga OSCE

SI TË PARANDALOHEN? Me rëndësi jashtëzakonisht të madhe është respektimi i këtyre rregullave:

Mos e lini sobën e ndezur pa mbikëqyrje;

Mos pini cigare në shtrat;

Kontrolloni rregullisht instalimet elektrike, pajisjet ngrohëse dhe sistemet;

Mbani çakmakët dhe shkrepëset sa më larg fëmijëve;

Mos i përdorni pajisjet ngrohëse me gaz ose me flakë të hapur në mjedise me ajrim të dobët.

Masat e parandalimit;

Nga bodrumi, garazhi, tavani, dhe të ngjashme si këto, largoni të gjitha gjërat e depozituara të ndezshme, siç janë revistat e vjetra, kutitë me ngjyrë, tretësit, si edhe mobiliet e vjetra, rrobat etj.

Pastroni shkallët e emergjencës dhe kalimet e zakonshme dhe mbajini domosdoshmërisht të kalueshme, sepse, zakonisht, kjo është rruga e vetme e sigurt dhe mënyra që të ruani jetën tuaj dhe jetën e familjes suaj.

Rikontrolloni pajisjen tuaj kundër zjarrit: aparatet kundër zjarrit, zorrët, hidrantët, dhe mbajini ato në gjendje të rregullt.

Mësohuni që ta përdorni sipas rregullit (ta aktivizoni) aparatin kundër zjarrit dhe mësoni anëtarët e familjes suaj, sepse, në rast zjarri, nuk do të keni kohë të lexoni udhëzuesin e përdorimit në etiketën e pajisjes.

Mësoni fëmijët që, në rast zjarri, të lajmërojnë njësitë e zjarrfikës-shpëtimit në numrin 128.

Nëse shikoni zjarr apo ndieni erë tymi në banesën apo ndërtesën tuaj, njoftoni shërbimin e zjarrfikësit dhe asnjëherë mos hamendësoni se këtë e ka bërë tashmë dikush tjetër.

Bishtin e pashuar të cigares mos e hidhni asnjëherë nga dritarja apo nga ballkoni, pasi, në shumicën e rasteve, do të përfundojë në dhomën apo tarracën e ndonjë prej banesave poshtë jush dhe do të shkaktojë zjarr.

Mos përdorni ujë për të shuar zjarrin në instalimet dhe pajisjet elektrike apo për zjarrin e shkaktuar nga benzina dhe vaji.

Nëse gjatë natës shikoni zjarr dhe nuk keni alarm për rast rreziku, dilni në dritare ose në korridor dhe bërtisni “zjarr” për të zgjuar anëtarët e familjes dhe fqinjët.

Telefononi në numrin e emergjencave, dhe jepni të dhëna konkrete për vendndodhjen e zjarrit: adresën, katin dhe numrin e banesës.

Nëse zjarri ka përfshirë vetëm një dhomë të banesës suaj, mbyllni derën e asaj dhome dhe shkëpusni energjinë elektrike. Lajmëroni zjarrfikësit dhe largoni anëtarët e familjes. Nëse zjarri ka vëllim të vogël, përpiquni ta fikni.

Nëse zjarri ka vëllim më të madh, braktisni banesën, duke i mbyllur të gjitha dyert pas vetes. Në të kundërt, për shkak të hyrjes së ajrit të freskët, zjarri do të përhapet shpejt në të tërë banesën.

Në rast evakuimi, me rëndësi është që të gjithë anëtarët e familjes të mblidhen në të njëjtën dhomë, sepse ekziston mundësia që fëmijët nga frika të fshihen. Vetëm kur të mblidheni të gjithë, nisuni të dilni jashtë.

Përgatituni që do të hasni në tym të dendur e shumë të nxehtë. Nëse keni kohë, mbathni këpucë me platformë të trashë, vishni pallton dhe lidhni lecka dhe peshqirë të lagur me ujë sipër hundës dhe gojës.

Mos e përdorni asnjëherë ashensorin, pasi, gjatë zjarrit, çlirohet tym i dendur, që përmban helme të shumta. Këto helme, shumë shpejt, mbushin hapësirën dhe kabinën e ashensorit, gjë që shkakton vdekjen e sigurt nga zënia e frymës e të gjithëve atyre që gjenden aty.

Nëse nuk jeni të rrezikuar drejtpërsëdrejti nga zjarri, më së miri është të qëndroni pas dyerve të mbyllura të banesës suaj. Në rast se tymi fillon të depërtojë rreth derës, lagni peshqirët dhe leckat me ujë dhe vendosini rreth kornizave të dyerve dhe para derës për të parandaluar depërtimin e tymit në banesë. Nëse ajri i jashtëm është i pastër, dilni në ballkon duke e mbyllur pas vetes derën e ballkonit dhe pritni zjarrfikësit që të përfundojnë fikjen e zjarrit, sepse në banesën tuaj jeni më të sigurt.