Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1103 tiketa, janë regjistruar 38 aksidente trafiku ku 12 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1009 tiketa, janë regjistruar 20 aksidente trafiku ku 8 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.


Një i vdekur dhe shtatë të tjerë të lënduar në një aksident trafiku

Një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën kapiteni në Policinë Rajonale të Gjakovës, Albin Sahatçia.

Ai e ka bërë të ditur se të gjithë shtetasit në dy veturat e përfshira në këtë aksident janë nga Shqipëria derisa njëra veturë ishte me targa të Shqipërisë dhe tjetra me të Anglisë.

Sahatçia ka njoftuar gjithashtu se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore derisa gjashtë të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1193 tiketa, janë regjistruar 23 aksidente trafiku ku 7 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Ndihma e parë në rast të aksidentit në trafik

Aksidentet e trafikut ndodhin si pasojë e rrethanave të ndryshme në komunikacion. A keni menduar ndonjëherë se cila është mënyra e duhur e reagimit në rast aksidenti, ose si do të reagonit nëse personi pranë jush ka nevojë për ndihmë?

Për këtë arsye ekzistojnë disa rregulla rreth ndihmës së parë dhe mënyrës se si duhet të sillemi në rast të ndonjë aksidenti. Me ndihmën e parë nënkuptojmë ofrimin e ndihmës mjekësore për të lënduarin në vend të ngjarjesh.

Ndihma e parë duhet të zbatohet brenda 10 minutave dhe në mënyrë përkatëse.

Me ndihmë të shpejtë ofrojmë njohuri elementare për shpëtimin e jetës, në raste emergjente të rrezikimit të shëndetit të njeriut, duke zvogëluar dhembjen, minimizimin e ndërlikimeve të të lënduarit dhe sëmundjeve të befasishme, deri sa të arrijë ndihma mjekësore profesionale. Ndihma e shpejt mjekësore nuk ka për qëllim të përcaktojë llojin e sëmundjes, shërimit, lëndimit apo të helmimit, po të ofrojë ndihmë të parë themelore. Qëllimi i shpëtimtarit është të mbizotërojë mirë masat e reanimacionit kardiopulmonal në rast të sëmundjeve apo aksidenteve në fjalë përmes frymëmarrjes artificiale, masazhit të zemrës, fashimit, ndaljes së gjakderdhjes, lëvizjes së të lënduarit dhe vlerësimit teorik dhe praktik.

Gjendjet të cilat kanë prioritet për ndihmë të parë:

* Ngulmimi
* Gjakderdhjet
* Gjendjet aksidentale 
* Lëndimet e kokës, bushtit kurrizor, barkut dhe
* Lëndimet e shkaktuara nga të goditurat e trupit në gërmadha

Nëse gjendeni në një situatë të tillë, shumë shpejtë duhet të bëni një plan për veprim, i cili përfshinë këto detyra:

■ Njohja e dhe vlerësimi i nevojave, 
■ Ndërmarrja e vendimeve për ofrimin e ndihmës së parë dhe vlerësimi i vendit ku ka ndodhur aksidenti, 
■ Shkallën e lëndimeve dhe rrezikshmërinë që paraqesin ato për jetën e të sëmurit,
■ Thirrja e ndihmës së shpejtë
■ Ekzaminimi parësor i viktimës 
■ Ekzaminimi dytësor i viktimës
■ Vlerësimi dhe përcjellja e shenjave jetësore.
■ Tërheqjen e viktimës nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, vendosja në pozitë të dëshirueshme
■ Transporti i të sëmurëve dhe të lënduarve në entet shëndetësore

Shpëtimtari dhe personat, të cilët ofrojnë ndihmën e parë, duhet të kenë kujdes nga:

■ Mjetet eksplozive
■ Zjarret e mëdha
■ Burimet e hapura të energjisë elektrike 
■ Shtyllat elektrike të rrëzuara
■ Vazhduesit elektrik
■ Shembjet e dheut
■ Tymi nga zjarret
■ Vërshimet 
■ Tërmetet
■ Aksidentet madhore

Cilat janë prioritetet e ekzaminimit dytësor?

■ biseda me shpëtimtarin dhe viktimën
■ vlerësimi i shenjave jetësore
■ shikimi i detajuar i viktimës

Pse duhet të largohen rrobat nga viktima?

Mirë është që viktimës, që shpesh herë është e domosdoshme të largohen rrobat nga trupi i tij. Por para se të largohen rrobat nga viktima duhet të kemi kujdes në:

■ lëvizjet minimale të viktimës
■ rrobat nga viktima duhet të largohen nga pjesa jo e lënduar e ekstremitetit, më pas të anës së lënduar por me kujdes shumë të madh
■ kujdes dhe ruani shëndetin e viktimës
■ rrobat mund të largoni nga viktima, duke prerë ose shqyer me dhe lëndimet do të jenë më pak të viktimës
■ Por me kujdes të bëni çdo veprim
■ Largo por mos lëndo viktimën.

Vendosja e të sëmurit apo të lënduarit në pozitë të dëshirueshme

■ Të lënduarin apo të sëmurin duhet vendosur në pozitë të dëshirueshme, në bazë të lëndimeve të sistemeve.
■ Pozita e trupit duhet të sigurojë të lënduarit apo të sëmurit:
■ mirëmbajtje dhe kalueshmëri të rrugëve respiratore
■ largimin e dhembjeve, ankesave të të lënduarve apo të helmuarve
■ pengimin e gjendjes së shokut
■ mbrojtja e të sëmurit apo të lënduarit nga kushte te dobëta atmosferike

Transporti i të sëmurit apo të lënduarit në Entet shëndetësore – në rast se nuk është i pranishëm Enti i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore

■ Nëse lëndimet e viktimës nuk janë serioze, dhe të pa mundshme të arrijë ekipi ndihmës së shpejtë mjekësore mund të merret vendimi që transportohet me veturë private deri në entin shëndetësor.
■ Por nëse gjendja shëndetësore e viktimës është e përkeqësuar nuk këshillohet të bëhet transporti, por të pritet ndihma e shpejtë mjekësore por me kusht të jenë dy persona njëri vozitës, ndërsa tjetri në cilësinë e përcjellësit të viktimës.
■ Në kushte bashkëkohore përdoren mjetet e posaçme për transport.
■ Vetëm në raste të veçanta viktima mund të bartet me veturë private, por me përcjellje. 
■ Nuk këshillohet që i sëmuri apo i lënduari të vozisë vetë, kjo mundë të jetë vdekjeprurëse.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1197 tiketa, janë regjistruar 35 aksidente trafiku ku 12 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Rripi i sigurimit u’a shpëtoi jetën (FOTO)

Rripi i sigurimit është një nga format më të mira të mbrojtjes përderi sa jeni në veturë, fotot që do i shihni më poshtë e tregojnë më së miri rëndësinë që rripi i sigurimit ka.

Mos e neglizhoni, siguroni veten dhe të gjithë pasagjerët në veturë sepse nesër mund të jesh ti njëri nga këta.

Po të mos e kishin vendosur rripin e sigurimit në veturë, këta persona do të kishin pësuar shumë lëndime trupore e ndoshta edhe nuk do të mbijetonin fare.

Për më shumë shikojni fotografitë më poshtë.

Image
Image

M

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 870 tiketa, janë regjistruar 34 aksidente trafiku ku 8 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Gomat e duhura për ditët me shi

Udhëtimi në shi mund të jetë një përvojë jo e mirë nëse nuk i keni gomat e duhura. Gomat e duhura në një mot të lagësht do të ofrojnë siguri dhe rehati për shoferët të cilët kanë nevojë të udhëtojnë me shpejtësi në ditë me shi.

Shpesh herë konsumatorët kërkojnë një gomë për tërë sezonin, kjo do ishte ideale mirëpo është gati e pa mundur sepse kushtet atmosferike kërkojnë specifika të veçanta që nuk mund të aplikohen vetëm në një gomë, për këtë arsye kemi gomat e sezonës së verës dhe ato të dimrit.

Gomat verore janë gomat më të përshtatshme për mot të lagësht. Ato kanë komponentë ngjitës për rrugë të lagështa, duke mundësuar stabilitet gjatë ngasjes, ndërsa janë të dizajnuara enkas për të lejuar rrjedhjen e ujit pa shkaktuar pengesa në lëvizje.

Një gomë e përshtatshme për ditët me shi duhet të ketë thellësi adekuate të profilit dhe presion të duhur të ajrit në goma.

Ismet Rexhepi: Ka qytetarë me nga dy patentë shoferë

I ftuar në emisionin “Puls” për të diskutuar rreth sigurisë në trafik z. Ismet Rexhepi kryetar i FASK njëherësh edhe themelues i AMCK Kosova, është shprehur se një nga pikat ku duhet të tregohet shumë kujdes është tek patentë shoferi ai madje ka treguar për një fenomen mjaft shqetësues ku sipas tij ka qytetarë që i shpallin të pa vlefshëm patentë shoferët në mënyrë që ti kenë dy, dhe në rast se policia e konfiskon njërin atëherë këta persona e kanë edhe një rezervë.

Rexhepi thotë se është i nevojshëm verifikimi dhe instalimi i softuerëve që verifikojnë patentë shoferët e konfiskuar, sipas tij kjo është mënyra e vetme që të ndërprehet ky fenomen i jashtëligjshëm.

Për më shumë ndiqni deklaratën e tij në videon e mëposhtme;