Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:
Duke u bazuar në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1190 tiketa, janë regjistruar 39 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila u mbajt nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.
Ministri Lekaj duke iu adresuar dhe uruar mirëseardhje zyrtarëve shtetëror e qytetarëve të pranishëm në këtë eveniment me rëndësi të madhe për ekonominë dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, tha se kjo autostradë e lidhë Prishtinën me komunat tjera dhe Maqedoninë Veriore, e i hapë rrugë Kosovës drejt lidhjes me korridorin 10.
Ministri Lekaj duke i falënderuar djemtë dhe vajzat që punuan në ngritjen e këtij gjiganti infrastrukturor, tha se me dhembje kujtohen edhe ata që fatkeqësisht humbën jetën në punë. Ai deklaroi se puna e qeverisë dhe MIT-së nuk përfundon këtu, por me jetësimin e “Autostradës së Dukagjinit”, e cila pritet të fillojë së ndërtuari këtë vjeshtë. Ky përkushtim shërben si dëshmi se Qeveria Haradinaj do të vazhdojë të dëshmojë se punon për mirëqenien e qytetarëve, duke e lidhur Kosovën me familjen evropiane.
Të gjithë personalitetet e pranishme në këtë përurim, e vlerësuan këtë autostradë si vlerë të lartë të arkitekturës infrastrukturore.
Autostrada “Arbën Xhaferi” është e gjatë 65.5 kilometra dhe krahas “Bechtel & Enkës”, kanë punuar edhe 900 kompani vendore me gjithsej 9449 punëtorë, duke u bërë gjenerues i vendeve të punës për 5 vite me radhë. Kjo autostradë ka urën më të gjatë në rajon me gjatësi prej 5.7 kilometra.
Autostrada “Arbën Xhaferi” u lëshua për qarkullim të lirë rrugor, dje prej orës 17:00.
Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:
Duke u bazuar në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1019 tiketa, janë regjistruar 39 aksidente trafiku ku 19 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesat e Vitisë dhe Ferizajt për kyçjet shtesë në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Kyçja e Gërlicës së Vitisë, ajo në hyrje të Ferizajt dhe ndërtimi i mbikalimit të Paldenicës së Hanit të Elezit, janë kërkesa të parashtruara nga banorët dhe drejtuesit e komunave në fjalë si dhe një grupi të deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës nga legjislatura e kaluar, të miratuara edhe nga anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit të Autostradës R6.
Meqë këto ndërhyrje nuk kanë qenë pjesë e projektit fillestar, në vazhdim nevojitet projektim dhe ndërtim i tyre, punë kjo që do të bëhet nga konsorciumi Bechtel Enka, punëkryes të tërë autostradës.
Vendimi për procedim të mëtutjeshëm të punëve në këto projekte, është dëshmi e vendosmërisë së Qeverisë Haradinaj, ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, për plotësim të premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve.
MIT njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se autostrada Prishtinë – Hani i Elezit “Arbën Xhaferi”, do të hapet për qarkullim të automjeteve, sot nga ora 17:00.
Paraprakisht, gjatë ditës, do të mbahet ceremonia zyrtare e përurimit të këtij projekti, organizim ky nën partonatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:
Duke u bazuar në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1135 tiketa, janë regjistruar 36 aksidente trafiku ku 16 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.
Eurogoma dhe AMCK Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës po festojnë 1 Qershorin.
Të gjithë prindërit mund t’i sjellin fëmijët e tyre në sheshin “Skënderbeu”, nga ora 12:00 -17:00 për t’u bërë pjesë e lojës “Siguria në rrugë”, lojë kjo që promovon siguri në rrugë duke u bazuar në këto rregulla:
Lidhni rripin e sigurisë;
Vendosni helmetën gjatë përdorimit të biçikletës;
Respektoni limitin e shpejtësisë;
Gjithnjë kaloni në vendkalim;
Mos e përdor telefonin në trafik;
Si do të zhvillohet loja?
Përgjatë një rruge të improvizuar në sheshin”Skenderbeu” fëmijëve do i japim trotinetin dhe do i vendosim helmetën në mënyrë që ata të jenë të sigurt.
Përgjatë lojës do të vendosen mesazhe rreth sigurisë në rrugë dhe trafik, insktruktorët tanë do të diskutojnë me fëmijët dhe do t’i pyesin rreth shenjave të lartëcekura, ku në fund do të licensohen si pjesëmarrës të përgjegjshëm në trafik dhe do të shpërblehen me dhurata të ndryshme .
Të pranishëm do të jenë Policia e Kosovës edhe instruktor nga klubi i asistencës rrugore AMCK të cilët do të diskutojnë me fëmijët rreth rregullave dhe se si duhet të jenë të kujdesshëm në rrugë.
Pjesë e kësaj loje mund të bëhen të gjithë fëmijët nga mosha 6-12 vjeç
Ky projekt mundësohet nga Continental dhe Eurogoma.
Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:
Duke u bazuar në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1069 tiketa, janë regjistruar 44 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.
Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:
Duke u bazuar në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 930 tiketa, janë regjistruar 34 aksidente trafiku ku 11 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.
Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:
Duke u bazuar në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1187 tiketa, janë regjistruar 38 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.