Nga data 2 deri më 5 maj në Prishtinë u organizua panairi Prishtina International Autoshow 2019, pjesë e këtij panairi ishin brendet më të njohura të gomave dhe veturave në vendin tonë.

Auto Moto Club Kosova u prezantua me këshilla rreth ruajtjes së ambientit dhe këshilla rreth sigurisë në rrugë, gjithashtu qytetarët patën mundësi të informohen rreth pikave më të njohura turistike në Kosovë.

Në kuadër të asistencës rrugore Auto Moto Club Kosova i njoftoi pjesëmarrësit me ofertat më të mira vjetore në treg, ku ata kanë mundësi të përfitojnë asistencë brenda dhe jashtë Kosovës.

AMCK Klubi juaj i sigurisë në rrugë

Simulatorët e vendosur në shtandin e AMCK-së ishin një nga këndet më të preferuara të Prishtina International Autoshow. Të gjitha moshat patën mundësi të provonin ndjenjën e adrenalinës virtuale ku përmes simulatorëve udhëtonin nëpër pistat më të njohura botërore.

Ne i falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit që ishin së bashku me ne në këtë përvojë interesante, ndërsa ju mirëpresim herave të tjera.

Recommended Posts