Rrugët në qendër të Edinburgut u mbyllën për herë të parë të dielën që lam pas, ndërsa qyteti iu bashkua lëvizjes së hapave konkret për të zvogëluar ndotjen e ajrit.

Qytetet anembanë botës kanë hapur rrugë të përkohshme për njerëzit duke i mbyllur ato për makina, kamionë dhe automjetet e tjera.

Kryetari i qytetit të Edinburgut tha se ishte qyteti i parë në Britani të Madhe për t’u bashkuar me lëvizjen “Hapësirat e Hapura”, si pjesë e kësaj lëvizje qyteti ka vendosur ta ndaloj qarkullimin për të gjitha automjetet në të dielën e parë të çdo muaji si pjesë e një marrëveshje 18-mujore.

“Ndryshimi i klimës është një kërcënim real për shoqërinë, është e qartë se ne duhet të veprojmë dhe Hapësirat e Hapura është padyshim një hap në drejtimin e duhur. Ne jemi të përkushtuar me gjithë zemër për krijimin e një qyteti të arritshëm, të qëndrueshëm dhe popullor “.- u shpreh kryetari i këtij qyteti.

Yoga në ajër të hapur, lojëra gjigante të shahut, muzika dhe tai chi ishin ndër aktivitetet që ofrohen të dielën.

Recommended Posts