Ky është kuptimi i inicialeve M+S në goma

Nëse keni vërejtur me vëmendje në gomat e automjeteve janë të shënjuara shumë shkronja e numra.

Secili simbol ka një kuptim, ndër këto simbole shpesh herë keni vërejtur edhe inicialet “M+S”.

Ky simbol është i vendosur në gomat e dimrit dhe nënkupton në gjuhën angleze fjalët MUD+SNOW, të cilat po t’i përkthejmë në gjuhën shqipe janë Baltë dhe Borë.

Lumi “Lepenc” me pamje të re, tani edhe me Troftë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten dorëzoi lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, për mbikëqyrje të mëtutjeshme, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi”.

Me këtë rast, lumi u pasurua edhe më peshq të llojit Troftë.

Ministri Lekaj tha se akti i sotëm është shembull i mirë për qytetarët se si duhet ta trajtojmë ambientin duke e mbajtur të pastër atë. Ai shtoi se krahas projekteve gjigante infrastrukturore, MIT është e përkushtuar që të mos e degradojë natyrën, por të ndihmojë në rehabilitimin e saj sa herë që ka nevojë. Ndërsa nga ministri Matoshi, kërkoi që të vazhdojë punën në ruajtje të këtij lumi, por edhe të tjerëve.

Ministri Fatmir Matoshi, e falënderoi ministrin Lekaj dhe dikasterin që ai drejton për punën e shkëlqyer në rehabilitimin e kësaj pjese të lumit “Lepenc”.

Shtrati i lumit “Lepenc” në gjatësi prej gjashtë kilometrash është i trajtuar me materiale natyrore të zonës, kurse që nga rehabilitimi i tij është vërejtur rikthim i florës dhe faunës së kësaj zone. Njëkohësisht lumi është pastruar nga mbeturinat dhe mbetjet urbane që ishin prezente para fillimit të punimeve.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1235 tiketa, janë regjistruar 37 aksidente trafiku ku 14 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Kalaja e Artanës (Novo Bërdës)

Kalaja e Artanës (Novo Bërdës)

Koordinatat: 42°36′54″V 21°25′00″L / 

Kalaja e Artanës ose Kalaja e Novo Bërdës ndodhet në një mal të vogël ndërmjet Përlepnicës dhe Krivarekës, është një kala mesjetare dhe monument i kulturës në Artanë, Kosovë.

Kalaja përbëhet nga dy pjesë të ashtuquajtura Kalaja e sipërme dhe Kalaja e poshtme.

Kalaja e sipërme ka gjashtë kulla: Kulla lindore dhe Kulla perëndimore kanë bazë drejtkëndëshe, kurse të tjerat bazë katrore, dhe ka një sipërfaqe rreth 0.05 hektarë.

Kalaja e sipërme ka qasje vetëm nga pjesa lindore. Nga pjesët tjera, pjerrtësia e kodrës është shumë e rrëpirët në drejtim të luginës. Në pjesën lindore, terreni ngrihet gradualisht dhe kalon në një kodër tjetër më të vogël, në platenë e epërme, nën të cilën gjenden rrënojat e një kishe të madhe mesjetare të tipit katedrale.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1306 tiketa, janë regjistruar 40 aksidente trafiku ku 16 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Audi lidh veturën me semaforët për të arritur gjithnjë dritën e gjelbër

Prodhuesi gjerman i automjeteve Audi, kërkon të lidhë modelet e tij të reja me semaforët në qytetin jugor të Gjermanisë në Ingolstadt, duke filluar nga muaji korrik.

Shërbimi i ndarjes së informacionit i mundëson shoferëve të përshtatin shpejtësinë e tyre për të arritur semaforin e radhës në dritë të gjelbër, duke qëndruar brenda limiteve të shpejtësisë dhe duke u mundësuar shoferëve të kalojnë sa më shumë semaforë që të jetë e mundur.

Prodhuesi gjerman e ofron këtë shërbim prej dy vitesh në disa qytete amerikan si Las Vegas, Los Anxhelos dhe Uashington.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 899 tiketa, janë regjistruar 44 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Telefonat bluetooth më të rrezikshëm sesa ata të dorës gjatë vozitjes

Telefonat që nuk mbahen në dorë, paraqesin më shumë rrezikshmëri se sa telefonat e tjerë të thjeshtë që me duar ti i mban në vesh, ndërsa nget makinën

Një studim kanadez ka gjetur se këta shoferë që mbajnë në vesh pajisjen e lidhur me telefonin e dorës, kishin dukshëm më shumë gjasa për të bërë një mori gabimesh potencialisht të rrezikshme në timon, që nga përshpejtimi në korsi tek kalimi pa ndezur sinjalet, se sa shoferët që nuk flasin në telefon.

Hulumtuesit që studiuan aktivitetin e trurit të këtyre shoferëve gjetën se aty kishte një rritje të konsiderueshme në aktivitetin e trurit, ndërsa ata ishin duke folur me një pajisje pa duar krahasuar me gjendjen e kontrollit.

Kur këto pajisje dolën në treg u mendua se do të shpëtonin shoferët nga gabimet në timon dhe do të ulnin numrin e aksidenteve që lindin shpesh prej telefonatave.

Një studim i udhëhequr nga Profesor Yagesh Bhambhani, i Universitetit të Alberta në Kanada, siç transmeton Idea, tregoi se rritja e gabimeve i përgjigjet një rritjeje në normë të punës së zemrës dhe aktivitetit të trurit.

Gjermania me autostradën e parë elektrike për kamionë

Për herë të parë në Gjermani ka filluar testimi i kamionëve të parë elektrik. Testet e para janë zhvilluar në një autostradë të ashtuquajtur elektrike e gjatë 10 kilometra, në segmentin e rrugës A5 në landin e Hessenit.

Kamioni i parë i testuar është i tipit “Scania R 450 Hybrid”. Furnizimi me energji do të bëhet nepërmjet lartpërçuesve që janë ndërtuar në këtë autostradë.

Këtu kamionët lëvizin sikur tramvajet, shkruan “Automagazine”. Testimi i njejtë i shpikjes gjermane është bërë edhe në Suedi.


https://youtu.be/ggEk4S2E9os

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1107 tiketa, janë regjistruar 32 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.