Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 887 tiketa, janë regjistruar 43 aksidente trafiku ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Njoftim për ndalim qarkullimi të përkohshëm në relacionin Radac- Rozhajë dhe anasjelltas

Njoftojmë të gjithë qytetarët se me datë 29 dhe 30 Qershor, në relacioni Radac- Rozhajë dhe anasjelltas do të ndalohet qarkullimi i automjeteve kohë pas kohe në intervalet kohore 11:00 deri në orën 15:00 për shkak të zhvillimit të garës malore ndërkombëtare “Kulla”, e cila organizohet në kuadër të “Central Europe Zona”.

Falënderojmë të gjithë qytetarët për mirëkuptim.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1096 tiketa, janë regjistruar 30 aksidente trafiku ku 14 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1109 tiketa, janë regjistruar 42 aksidente trafiku ku 20 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1055 tiketa, janë regjistruar 36 aksidente trafiku ku 14 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Ura e Balincës lëshohet për qarkullim

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten përuroi urën e Balincës, pjesë e rrugës nacionale N9, Prishtinë – Pejë.

Vlera totale e investimit që përfshinë ndërtimin e urës me gjithë infrastrukturën përcjellëse, kap shifrën 773,485 euro.

Gjatë ditës, Lekaj mori pjesë edhe në fillimin e punimeve në segmentin e ri të tranzitit të Malishevës.

Loti me gjatësi prej 3.6 kilometra, do të kushtojë rreth 960 mijë euro dhe pritet të përfundojë për 180 ditë pune.

Ministri Lekaj tha se MIT, nën udhëheqjen e tij, është e përkushtuar të kryej projekte të rëndësishme infrastrukturore, lokale e qendrore, të nevojshme për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se rrugët duhet të shërbejnë për lidhje të qyteteve të Kosovës, në mënyrë të sigurtë.

Paraprakisht, Lekaj, u prit në takim nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili shprehu falënderimin për përkrahje të vazhdueshme të komunës që ai drejton, nga MIT.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1318 tiketa, janë regjistruar 49 aksidente trafiku ku 12 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 703 tiketa, janë regjistruar 43 aksidente trafiku ku 19 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa dy ishin me fatalitet.

A e dini se klima mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet?

Shumica nga ne kërkojmë një hije kur e parkojmë veturën. Gjatë kohës kur vetura gjendet nën hije vetura mund të grumbulloj 400-800 mg benzen. Ndërsa kur vetura qëndron në diell dhe temperaturat janë më të larta se 16 gradë celsius, atëherë duhet të brengoseni.

Nivelet e benzenit mund të arrijnë sasinë 2000-4000 mg (40 herë më lart sesa niveli normal).

Gjëja e parë që e bëni kur hyni në veturë, me siguri është se e ndizni klimën dhe i mbyllni dritaret. Në këtë mënyrë vetëm sa e keqësoni situatën pasi që e thithni benzenin e akumuluar i cili e dëmton mëlçinë, veshkat dhe indet e eshtrave.

Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëni në raste të tilla është t’i hapni dritaret për ajër të freskët dhe më vonë ta ndizni klimën.

Pasi ta lexoni këtë, duhet të mbani mend që herën tjetër që futeni në veturë t’i hapni dritaret para se ta fndizni veturën dhe më vonë mund ta shijoni ajrin e ftohtë nga klima.

Kjo gjë duhet t’ju bëhet shprehi, pasi që është mirë për shëndetin! 


Asfaltohet rruga Deçan – Kufiri me Malin e Zi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, mori pjesë në fillimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës rajonale R108, Deçan – Kufiri me Malin e Zi.

Me këtë rast, Lekaj theksoi rëndësinë e infrastrukturës rrugore për zhvillimin e turizmit dhe blegtorisë në bjeshkët e Deçanit.

Kreu i Infrastrukturës dhe Trasportit, bëri të ditur që shumë shpejt, pritet të përfundojnë procedurat tenderuese edhe për fillimin e punimeve në 13 kilometrat e mbetura, deri në kufirin me Malin e Zi.

Segmenti i parë rrugës rajonale R108 me gjatësi mbi 14.5 kilometra ka vlerë investive mbi 4 milonë e 190 mijë euro. Asfaltimi i saj do të përfundojë brenda kësaj jave.

Fillimin e asfaltimit e ndoqën nga afër edhe deputetë të zonës, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ai i Pejës, Gazmend Muhaxheri, Junikut, Agron Kuçi e Rahovecit, Smajl Latifaj.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, e falënderoi ministrin Lekaj për të gjitha investimet infrastrukturore në këtë komunë.