Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Kjo ministri në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar plasojnë informata në intervale të rregullta lidhur me fluksin dhe kohën e pritjes në hyrje dhe dalje për të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PKK).

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Recommended Posts