Filluan punimet në dy projekte të reja infrastrukturore në Klinë

Filluan punimet në dy projekte të reja infrastrukturore në Klinë

Faza e dytë e rrugës Ujmirë – Qupevë ka gjatësi afro 4.3 kilometra dhe kosto mbi 332 mijë euro, ndërsa vlera e tërë projektit është rreth një milion euro. Kurse rruga Siqevë – Aqarevë, e cila lidhë Klinën me Skenderajn, ka gjatësi prej 7.8 kilometra me mbi 384 mijë euro. Të dy këto projekte financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, nëpërmjet memorandumit të mirëkuptimit me komunën e Klinës.

Ministri Lekaj tha se rruga Ujmirë – Qupevë është dëshmi e suksesit të të zgjedhurve të popullit në zhvillim të komunave. Kurse rruga Siqevë – Aaqrevë, Lekaj tha se ka simbolikën e saj të rezistencës dhe sakrificës për liri, që ne të mund të punojmë sot në të mirë të qytetarëve të vendit. Krahas këtyre dy projekteve, ministri i bëri vizitë edhe rreth rrotullimit të përkohshëm në hyrje të Klinës, i cili redukton kolonat e gjata dhe lehtëson qarkullimin në këtë aks rrugor.

Asfaltohet rruga Shajkoc – Xeherore

Asfaltohet rruga Shajkoc – Xeherore

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, inspektoi punimet në asfaltimin e rrugës Shajkoc-Xehrore, investim i MIT-së.

Zëvendësministri Kadriu, tha se MIT po investon në të gjitha komunat e vendit, në mënyrë që qytetarëve t’u krijohet lehtësi në qarkullim dhe qasje më e lehtë në zonat turistike të vendit.

Kjo rrugë me gjatësi 6.6 kilometra, ka kosto rreth 660 mijë euro dhe lidhë me rrugë Shajkocin, Drazhnjen e Xeheroren dhe mund të shfrytëzohet edhe për të kaluar në Orllan.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1453 tiketa, janë regjistruar 65 aksidente trafiku ku 31prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në web faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Qarkullimi Kosovë – Shqipëri, me më shumë shirita

Sot u përurua zgjerimi dhe rehabilitimi i hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë.

Për 10 ditë, MIT, në kuadër të mirëmbajtjes rrugore, asfaltoi shiritat shtesë dhe ata ekzistentë, dhe shtoi shenjëzimin bashkë me ndriçim. 

Ministri Lekaj tha se revitalizimi i pikës kufitare do të ndikojë në lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit. Ai shtoi se edhe në vazhdim do të punohet që ky kufi të mbetet simbolik. Mes të tjerash, theksoi se pret që infrastruktura rrugore të zgjerohet edhe në hyrjen e kufirit nga ana e Shqipërisë.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1622 tiketa, janë regjistruar 65 aksidente trafiku ku 28 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Nga nesër lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës nga ana e Veternikut

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga nesër (24.07.2019) prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi​ ndihmës për qarkullim normal të trafikut), që do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

MIT kërkon mirëkuptimin e pjesëmarrësve që shfrytëzojnë për qarkullim këtë segment rrugor.

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në web faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Hapet pika kufitare Restelicë – Strezomir

Me 20 korrik 2019, u hap pika kufitare Restelicë- Strezomir.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të shtunën mori pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të pikës së përkohshme kufitare Restelicë – Strezomir.

Ministri Lekaj rikonformoi zotimin e tij dhe dikasterit që ai drejton për të përfunduar infrastrukturën rrugore edhe për 5 kilometrat e mbetura deri në pikën kufitare që u përurua sot.

Pika kufitare Restelicë – Strezomir, fillimisht do të jetë e hapur vetëm në sezonë, nga 20 korriku deri më 20 gusht 2019, ndërsa në të ardhmen pritet të bëhet pikë kalimi e përhershme. 

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1410 tiketa, janë regjistruar 56 aksidente trafiku ku 25 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.