Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në ueb faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

MIT e PK takohen për segmentin rrugor Zahaq-Hyrja e Pejës

MIT e PK takohen për segmentin rrugor Zahaq-Hyrja e Pejës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten priti në takim përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, drejtoria e Trafikut Rrugor Qendror dhe njësitit nga Peja. Lekaj ftoi këtë takim mes organeve të rendit dhe ekspertëve të MIT, për harmonizim të veprimeve për plotësimin e kërkesave të qytetarëve të Pejës për kyçje në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë (Zahaq).

Me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve pa penguar mbarëvajtjen dhe sigurinë në trafikun rrugor, një ekip i përbashkët i MIT dhe Policisë, do të jenë në teren nga nesër.

Lekaj ritheksoi këmbëngulësinë e tij që të gjenden pranë qytetarëve me infrastrukturën e duhur, sa herë që kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1727 tiketa, janë regjistruar 44 aksidente trafiku ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.

MIT ofron zgjidhje për banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës

MIT ofron zgjidhje për banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës

Të autorizuar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, një ekip nga MIT, të martën takuan banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës, të cilëve u ofroi zgjidhje sa i përket kyçjeve në rrugën nacionale N9, segmenti Zahaq – hyrja e Pejës.

Në emër të ministrit Lekaj, banorëve iu adresua shefi i kabinetit të ministrit, Argjend Zejnaj, i cili kërkoi mirëkuptimin e banorëve të këtyre lokaliteve dhe u premtoi atyre se në afatin më optimal MIT, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do t’u ofrojë zgjidhje adekuate konform parametrave të sigurisë së trafikut dhe rregullave teknike infrastrukturore të kësaj rruge. Zejnaj tha se nga muaji gusht  i këtij viti do të fillojë implementimi i katër rreth rrotullimeve dhe një hyrje – dalje në këtë segment rrugor. 

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1541 tiketa, janë regjistruar 59 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.

Wolkswagen Beetle jashtë tregut pas afër 70 vjetësh

Wolkswagen Beetle jashtë tregut pas afër 70 vjetësh

Pas afër afër 70 vjetësh prodhimi, Wolkswagen Beetle do të tërhiqet nga tregu.

Kanë qenë gjithsej tre gjenerata të dizajnit të kësaj veture që është aq shpesh e pranishme në përditshmëri si dhe në kulturën globale.

Në shtator të vitit të kaluar Wolkswagen kishte njoftuar se do ta prodhonte edicionin e fundit të serisë së Wolkswagen Beetle.

Cmimi i modeleve të fundit të tyre do të jetë 23 mijë dollarë për një coupe dhe 27 mijë dollarë për një të tillë kabriolet.

Më shumë se 21 milionë vetura të tilla janë prodhuar në 65 vjet ekzistencë të këtij modeli.

Lansohet fushata “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, respektivisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot (17.07.2019) lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, me qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, do të informojnë qytetarët për rëndësinë e rregullave të sigurisë rrugore.

Vendi: Pika kufitare e Merdares

Ora: 11:00

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1480 tiketa, janë regjistruar 48 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.

FILLOI ASFALTIMI I SEGMENTIT TË PESTË TË RRUGËS BESI-PODUJEVË

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun e gjerë se të hënën ka filluar asfaltimi i segmentit të pestë të rrugës Besi-Podujevë, i gjatë mbi 4.2 kilometra dhe është pjesë e projektit “Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, rreth rrotullimi Besi-Podujevë”.

MIT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shkak të pengesave që mund të hasin gjatë asfaltimit të këtij segment, i cili do të përfundojë gjatë ditëve në vijim.

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Kjo ministri në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar plasojnë informata në intervale të rregullta lidhur me fluksin dhe kohën e pritjes në hyrje dhe dalje për të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PKK).