Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1368 tiketa, janë regjistruar 44 aksidente trafiku ku 16 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 ishte me fatalitet.

2 mijë e 506 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Kështu, gjatë periudhës kohore janar – maj të këtij viti, Policia ua ka ndaluar vozitjen mijëra shoferëve.

Sipas policisë, 2 mijë e 506 shoferëve për pesë muajt e kaluar u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, kurse 5 mijë e 859 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative.

Policia ka apeluar që të respektohen rregullat në trafikun rrugor, në të kundërtën mund të mbeten pa patentë shoferi!

Kjo është vetura e parë që funksionon me energji diellore

Kompania Holandeze Lightyear e ka prezantuar prototipin e automjetit të parë që funksionon me energji diellore të quajtur Lightyear One.

Janë disa panele solare që janë të vendosura sipër kulmit dhe kapakut të makinës, të cilat janë të mbuluara nga një xham sigurie.

Makina synohet se mund t’i përshkojë diku mbi 20 mijë kilometra në vit, dhe gjithashtu mund të mbushet me energji elektrike.

Për më tepër, ajo peshon shumë lehtë në mënyrë që ta marrë në mënyrë më efiakse energjinë diellore, si dhe ka një bateri mjaft të vogël.

Një karakteristikë tjetër e këtij automjeti është që secila rrotë e saj do ta ketë në përdorim nga një motor.

Kjo veturë do të dalë në shitje në Evropë më së largu në vitin 2021, por që mund ta paraporositni që tani nëse keni shumën prej 118 mijë dollarësh sa edhe kushton ajo.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 829 tiketa, janë regjistruar 28 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.