Gjyshja 70 vjeçare e cila pastroi 52 plazhe

Në këtë kohë krize për planetin dhe ambientin pak kujdes nga të gjithë, do të thotë shumë.

Të gjithë pa dallim, mund të kontribuojmë në pastrimin e ndotjes globale.

Merrni shembull nga gjyshja 70 vjeçare e cila pastroi 52 plazhe dhe gjithë këtë iniciativë e filloi e vetme.

Pat Smith, një gjyshe 70-vjeçare nga Cornwall, në Mbretërinë e Bashkuar, ka dhënë kontribut të madh në trajtimin e ndotjes plastike në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.

Pasi shikoi një dokumentar mbi ndotjen plastike, e sfidoi veten që të shkonte e vetme dhe të fillonte pastrimin e plazheve javë për javë.

Komuniteti lokal e mbështeti idenë e saj dhe u mblodh për ta mbështetur këtë projekt. Pat mori përgjegjësi t’i udhëzonte nipërit, mbesat e saj dhe të gjithë vullnetarët e tjerë të cilët u treguan të gatshëm ta ndihmonin.

Për më shumë se një vit, ekipi i përkushtuar i Pat pastroi 52 plazhe në Cornwall, por jo vetëm kaq..

Pat është duke përgatitur edhe projekte të tjera për ta ndihmuar planetin.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1496 tiketa, janë regjistruar 36 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.

Fotot më të mira mjedisore që fituan çmim ndërkombëtar

Fotot më të mira mjedisore që fituan çmim ndërkombëtar

Shanth Kumar e ka fituar çmimin vjetor “Ciwem” për fotografinë më të mirë mjedisore. Në fotografinë fituese shihen disa shtëpi të vërshuara nga uji në Mumbai të Indisë.

Fituesit e këtij viti u shpallën në kuadër të samitit për klimën në Kombet e Bashkuara, i cili u mbajt në Nju Jork.

Më poshtë po i paraqesim fotografitë që u zgjodhën si më të mirat. Në to pasqyrohen kryesisht problemet dhe krizat mjedisore në pjesë të ndryshme të botës.

Makinat që do të shpejtojnë pastrimin e oqeaneve nga plastika (VIDEO)

Makinat që do të shpejtojnë pastrimin e oqeaneve nga plastika

Nisur nga fakti që një sasi e konsiderueshme e plastikës gjendet duke notuar në sipërfaqe të oqeaneve, makina e quajtur “4ocean Mobile Skimmer” është e dizajnuar specifikisht për të detektuar plastikën.

Kjo makinë ka dy krahë të mëdhenj hidraulikë, dhe një gyp të madh ku e grumbullon tërë plastikën e mbledhur.

Me zbulimin e këtyre makinave të mahnitshme  po pretendohet se procesi i pastrimit të plastikës që gjendet në oqeane përveç që do të lehtësohet edhe do të përshpejtohet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1375 tiketa, janë regjistruar 49 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1167 tiketa, janë regjistruar 66 aksidente trafiku ku 25 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.

Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike i është adresuar qytetarëve, duke i informuar rreth gjendjes aktuale të mjedisit, rreziqeve dhe shkaqeve për këtë gjendje.

Sipas analizave të bëra instituti cilëson se ndotja gjatë ditëve të ftohta do e tejkaloj normën e që rrjedhimisht do të ketë edhe pasoja.

Lexoni të plotë postimin për më shumë detaje;

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor dhe profesional në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisor në shëndetin e popullatës, propozon dhe merr vendime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eleminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet.

Jemi të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënon shëndetin.

Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole i cili vërehet gjithandej.

Vlerat e PM2.5 gjatë dimrit pritet të jenë disa herë mbi vlerat normale.

Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.
Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.

Këtë situatë shqetësuese do ta rëndojnë edhe më shumë ditët e ftohëta që do të vijnë dhe rënjet e temperaturave që do ta vështirësonte edhe më shumë ndotjen e ajrit si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jokualitative që po përdorin qytetarët.

Duke analizuar situtën aktuale dhe parashikimi se edhe sivjet do të ballafaqohemi me të njejtën gjendje të ndotjes së ajrit,

Instituti Kombëtar, propozon këto:

A. Masa strategjike:

1.Urgjentisht të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet.

2. Adoptimi dhe transpozimi i legjislacionit te ajrit në përputhje me direktivat e EU dhe standardeve të OBSH.

3. Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes.

B. Masa specifike:

4. Urgjentisht të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator.
5. Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
6. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.
7. Shtimi i sipërfaqeve gjelbruese në zona urbane.
8. Matja e kontaminimit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitje ditore e rezultateve online.

C.Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën) kur ajri ka vlera të larta të ndotjes

1. Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
2. Të qëndrohet në shtëpi dhe mos të happen dritaret për aerosjen e dhomave derisa zgjasin vlkerat e larta.
3. Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.
4. Të redukohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
5. Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se poqese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.”

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 941 tiketa, janë regjistruar 34 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Javë historike për tokën dhe ambientin

Kjo javë do të jetë historike.

Në mbi 150 vende, njerëzit janë mobilizuar që të dalin në greva paqësore nga data 20 shtator deri më datën 27 shtator duke e mbështetur kauzën “climate strike” të ambasadores  Greta Thunberg .

 Greta dhe shumë mbështetës tjerë po kërkojnë përfundimin e “epokës së karburantit”.  

Të rinjtë në mbarë botën kanë planifikuar greva çdo të premte.  “Të Premteve për Ardhmërinë dhe klimën”, poi  bashkohen edhe miliona të rritur në gjithë botën.

Kësaj kauze i është bashkuar edhe Prishtina me disa aktivitete.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1280 tiketa, janë regjistruar 64 aksidente trafiku ku 22 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 3 ishin me fatalitet.