Kjo është vetura më e shpejtë në botë me 490 km/h
Bugatti Chiron tashmë është zyrtarisht vetura më e shpejtë në botë.
Vozitësi Andy Wallace nga kanali “Top Gear” me këtë veturë e arriti shpejtësinë prej 490.5 kilometrash në orë në pistën “Ehra-Lessien” në Gjermani.
Rekordi i shpejtësisë u vërtetua edhe nga Shoqata për Inspektime Teknike e Gjermanisë.
Kështu, Bugatti Chiron bëhet vetura e parë që e tejkalon kufirin prej 300 miljesh në orë apo 482 kilometrash në orë.
Për arritjen e këtij rekordi, vetura është ndërtuar me aerodinamikë të veçantë.
Kjo veturë është më e ulët se Bugatti-t tjerë dhe është 25.5 centimetra më e gjatë.