Makinat që do të shpejtojnë pastrimin e oqeaneve nga plastika
Nisur nga fakti që një sasi e konsiderueshme e plastikës gjendet duke notuar në sipërfaqe të oqeaneve, makina e quajtur “4ocean Mobile Skimmer” është e dizajnuar specifikisht për të detektuar plastikën.
Kjo makinë ka dy krahë të mëdhenj hidraulikë, dhe një gyp të madh ku e grumbullon tërë plastikën e mbledhur.
Me zbulimin e këtyre makinave të mahnitshme po pretendohet se procesi i pastrimit të plastikës që gjendet në oqeane përveç që do të lehtësohet edhe do të përshpejtohet.