Në këtë kohë krize për planetin dhe ambientin pak kujdes nga të gjithë, do të thotë shumë.
Të gjithë pa dallim, mund të kontribuojmë në pastrimin e ndotjes globale.
Merrni shembull nga gjyshja 70 vjeçare e cila pastroi 52 plazhe dhe gjithë këtë iniciativë e filloi e vetme.
Pat Smith, një gjyshe 70-vjeçare nga Cornwall, në Mbretërinë e Bashkuar, ka dhënë kontribut të madh në trajtimin e ndotjes plastike në brigjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Pasi shikoi një dokumentar mbi ndotjen plastike, e sfidoi veten që të shkonte e vetme dhe të fillonte pastrimin e plazheve javë për javë.
Komuniteti lokal e mbështeti idenë e saj dhe u mblodh për ta mbështetur këtë projekt. Pat mori përgjegjësi t’i udhëzonte nipërit, mbesat e saj dhe të gjithë vullnetarët e tjerë të cilët u treguan të gatshëm ta ndihmonin.
Për më shumë se një vit, ekipi i përkushtuar i Pat pastroi 52 plazhe në Cornwall, por jo vetëm kaq..
Pat është duke përgatitur edhe projekte të tjera për ta ndihmuar planetin.