Funksionalizohen semaforët në qytetin e Mitrovicës

Funksionalizohen semaforët në qytetin e Mitrovicës

Në kuadër të prioriteteve në përmirësimin e jetës së qytetarëve, Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë ka përfunduar me implementimin e projektit për vendosjen e semaforëve në qytetin e Mitrovicës.

Semaforët janë vendosur në tri pikat më kryesore të qytetit tek ish-hotel Adriatiku, vendkalimi i hekurudhës (rruga “Shemsi Ahmeti”) dhe stacioni i Autobusëve.

Me këtë rast drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, gjatë inspektimit të punimeve tha se ky projekt është tejet i rëndësishëm, pasi që do të mundësoj një qarkullim më të mirë të automjeteve dhe qytetarëve në qytet.

“Janë tri pika në fillim dhe në të ardhmen besoj se do të vendosen edhe në pika të tjera, sipas nevojës”, tha drejtori Muja.

Po ashtu drejtori Muja bën apel tek Policia e Kosovës të ndërmarrin aksion për largimin e automjeteve të cilat parkohen afër semaforëve dhe pengojnë komunikacionin.

Nga ana tjetër, qytetarët mitrovicas e kanë mirëpritur realizimin e këtij projekti duke e konsideruar si të domosdoshëm për qytetin e Mitrovicës, në të njëjtën kohë ata kanë falënderuar drejtorin Muja për angazhimin e tij të palodhshëm në krijimin e kushteve dhe sigurimin e një jete dhe mirëqenie më të mirë për qytetarët.

Cituar nga: “Mitrovica sot”

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1333 tiketa, janë regjistruar 43 aksidente trafiku ku 20 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa një ishte me fatalitet.

Kulla e Haxhi Zekës

Kulla e Haxhi Zekës

Kulla e Haxhi Zekës në Leshan të Pejës është ndërtuar nga rilindësi i shquar Haxhi Zeka në gjysmën e dytë të shekullit XIX, dhe ka shërbyer për nevoja familjare.

Kulla ka dy kate (P+2) ku gërshetohen elementet e arkitekturës qytetare me atë fshatare. Kjo sintezë e elementeve arkitektonike vërehet si në eksterier, ashtu edhe në enterier të objektit.

Kulla i takon variantit të kullave me dyshekllëk të gurit që del nga muri perimetral në formë anëcaku dhe atë në qoshk të pjesës juglindore. Karakteristikë e këtij ndërtimi është ballkoni që del nga muri perimetral i fasadës jugore dhe atë në katin e tretë.

Në enterierin e kullës janë të ruajtura edhe elemente dekorative, si tavani zbukurues nga druri i gdhendur nga mjeshtër shqiptar me përvojë. Materiale bazë në ndërtimin e objekti janë përdorur tulla, gurë, dru, të lidhura me llaç gëlqereje. Përgjatë viteve kulla ka pasur disa transformime, restaurimi i kullës është bërë në vitin 2009.

Bazuar në vlerat Historike, arkitekturale, artistike dhe shpirtërore aseti, Kulla e Haxhi Zekës në Leshan në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informatat e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 901 tiketa, janë regjistruar 34 aksidente trafiku ku 15 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Studentet shpikin bakteret që hanë plastikë nga oqeanet dhe e kthejnë atë në ujë

Studentet shpikin bakteret që hanë plastikë nga oqeanet dhe e kthejnë atë në ujë

Niveli i lartë i ndotjes në oqeane është një problem i madh në planet. Sipas hulumtimeve të fundit, ka mundësi që në vitin 2050 të gjejmë më shumë plastikë sesa peshq në ujërat e deteve, për këtë arsye ka shumë njerëz që po punojnë për të gjetur zgjidhje për këtë problem.

Aktualisht risia është një bakterie, e zhvilluar nga studentët Jeanny Yao dhe Miranda Wang, të cilat kanë zhvilluar këtë projekt që nga vitet e hershme të shkollës, ndërsa sot po i gëzojnë rezultatet e para.

Ato tashmë kanë licensa dhe kanë marrë një financim prej 400 mijë dollarësh për të filluar zhvillimin e produktit.

Ato tashmë kanë fituar 5 çmime falë këtij projekti, u bënë të njohura pasi ishin personat më të rinjë që fituan çmimin e shkencës Perlman.

E gjithë kjo falë baktereve të vogla të cilat janë të afta për shndërrimin e plastikës në CO2 dhe ujë.

Teknologjia përdoret në dy mënyra: Për të pastruar plazhet dhe gjithashtu për të prodhuar lëndë të para për veshje.

“Është praktikisht e pamundur t’i bësh njerëzit të ndalojnë përdorimin e plastikës, ne kemi nevojë për teknologji e cila e zbërthen këtë material, dhe gjithçka bëhet e biodegradueshme”, thotë Miranda Wang.

Duhen vetëm 24 orë që pas aplikimit të kësaj metode, plastika të kthehet në ujë, shkruan AMCK.

KISHA DHE SHKOLLA E PARË FILLORE NË GJUHËN SHQIPE NË STUBËLL TË EPËRME

KISHA DHE SHKOLLA FILLORE NË GJUHËN SHQIPE NË STUBËLL TË EPËRME

Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë – Kisha e Shën Gjergjit gjendet në fshatin Stubëll e Epërme, komuna e Vitisë.

Historiku i saj është më i hershëm sesa koha e emërtimit të saj dhe pikërisht është fjala për Kolegjin e Shën Lukës, i cili kishte filluar punën qysh në vitin 1584.

Shkolla shqipe ka funksionuar edhe gjatë vitit 1846, vit i cili është i gravuar në brendësi të absidës mbi një lastar hardhie. Veprimtaria edukativo-arsimore si shkollë e parë shqipe e mirëfilltë është zhvilluar që nga viti 1868 me mësues Dom Mikelin. Ndërsa nga Austro-Hungaria është zyrtarizuar në vitin 1905, po ashtu, me mësuesin Dom Mikel Tarabulluzin.

Kisha e Shën Gjergjit, ndryshe e njohur si Shkolla e Parë Shqipe në Kosovë është ndërtuar në terren të pjerrtë, ku formohen bodrumi dhe përdhesja. Ndërtesa është e vendosur në drejtimin perëndim – lindje dhe ka planimetri në formë të shkronjës L.

Hyrja për bodrumin ku është e vendosur salla e lutjeve bëhet nga ana jugore, nëpërmes dy hyrjeve të veçanta, njëra për priftërinjtë e tjetra për besimtarët. Salla ka tri dritare në ballin jugor dhe dy të tjera në atë lindor. Absida gjendet në murin verior, pranë së cilës ndodhet edhe altari.

Nga hyrja e priftërinjve, salla ndahet me dy shtylla, të cilat mbajnë një mur në formë harku, ndërsa një ndarje tjetër ndërmjet altarit dhe pjesës tjetër të sallës është improvizuar me dy shtylla pa kapitel. Altari dhe tryeza e altarit janë veshur me gurë të përpunuar.

Po kështu, edhe absida është e dekoruar me një frizë, ngjyrash të shembullit të shamisë së Nënë Terezës. Hyrja në përdhese bëhet nga porta që është në perëndim, ku gjendet edhe hajati i vendosur në tri shtylla. Vetë hajati ka një formë të gjysmërrethit, në dukje një absidë nga perëndimi.

Në përdhese ndodhen disa kthina, të cilat kanë shërbyer për nxënësit si dhoma mësimi, për udhëheqësit fetarë të kishës dhe njëkohësisht udhëheqës edhe të shkollës. Ndërtesa është e ndërtuar me gurë të lidhur me llaç gëlqeror. Mbulohet me kulm dyujësh, që përcjell tërë planimetrinë. Në pjesën perëndimore është e ngritur kambanorja me bazë katrore, e mbuluar me kulm katërujor.

Në oborrin e kishës është përmendorja e Don Mikel Tarabuluzit, si dhe një monument kushtuar Martirëve të Karadakut (1846-1848).

Bazuar në vlerat Historike, artistike, shoqërore, shkencore dhe shpirtërore, aseti Kisha dhe shkolla fillore në gjuhën shqipe në Stubëll të Epërme në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme në nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informacionet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1301 tiketa, janë regjistruar 62 aksidente trafiku ku 30 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Lokaliteti arkeologjik i Dresnikut

Lokaliteti arkeologjik i Dresnikut

Lokaliteti arkeologjik i Dresnikut gjendet në fshatin Dresnik i Poshtëm, rreth 1.5 km në lindje të qytetit të Klinës dhe shtrihet në mes të fshatit dhe lumit Drini i Bardhë.

Dresniku është një prej lokaliteteve arkeologjike më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.

Gërmimet e vazhdueshme kanë rezultuar më gjetje shumë interesante dhe të rëndësishme për njohjen e qytetërimit të hershëm në Kosovë. Gjate gërmimeve të viteve 2012-2015, janë identifikuar disa monumente arkitekturore prej të cilave veçohet Aula me përmasa të mëdha.

Kjo lloj Aule mund ti përket vetëm pallateve të asaj kohe. Përveç madhësisë se objektit, ky monument veçohet për shkak të dyshemeve të tëra të mozaikut polikrom.

Pallati është i vendosur në qendrën e këtij lokaliteti, dhe gjithashtu është identifikuar muri rrethues me gjerësi 3,7 metra dhe 3 kulla që karakterizohen nga madhësia dhe trashësia e mureve. Brenda mureve është gjetur edhe një kompleks banimi në të cilën u identifikuan gjurmë të pikturave murale të hipokausteve që dëshmojnë nivelin e lartë shoqëror, ekonomik dhe artistik të banorëve të këtij kompleksi. Po ashtu janë gjetur edhe shumë monedha të perandorëve të ndryshëm romak të shekullit III dhe IV si dhe disa copëza të shtatoreve të punuara nga mermeri, pra bëhet fjalë për një ‘’Municipium’’ (qytet antik).

Bazuar në vlerat historike, arkeologjike, artistike dhe shkencore, aseti lokaliteti arkeologjik i Dresnikut në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informacionet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Kjo është vetura më e shpejtë në botë me 490 km/h (FOTO+VIDEO)

Kjo është vetura më e shpejtë në botë me 490 km/h

Bugatti Chiron tashmë është zyrtarisht vetura më e shpejtë në botë.

Vozitësi Andy Wallace nga kanali “Top Gear” me këtë veturë e arriti shpejtësinë prej 490.5 kilometrash në orë në pistën “Ehra-Lessien” në Gjermani.

Rekordi i shpejtësisë u vërtetua edhe nga Shoqata për Inspektime Teknike e Gjermanisë.

Kështu, Bugatti Chiron bëhet vetura e parë që e tejkalon kufirin prej 300 miljesh në orë apo 482 kilometrash në orë.

Për arritjen e këtij rekordi, vetura është ndërtuar me aerodinamikë të veçantë.

Kjo veturë është më e ulët se Bugatti-t tjerë dhe është 25.5 centimetra më e gjatë.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1396 tiketa, janë regjistruar 54 aksidente trafiku ku 22 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.