Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Kontrolloni gjendjen e pikave kufitare në kohë reale

Ministria e Punëve të Brendshme, në web faqen zyrtare të insitutcionit, bën të mundur që online t’i njoftojë qytetarët se sa mund të presin nëse vendosin që të kalojnë në ndonjërën prej pikave kufitare të Kosovës.

Në këtë mënyrë, çdo qytetar i interesuar do të jetë i informuar për çdo PKK para nisjes së udhëtimit.

Këto informata, në formë tabelore, janë në dispozicion në web faqen zyrtare të MPB-së, në linkun:

https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx

Xhamia e Hadum Agës

Xhamia e Hadum Agës

Xhamia e Hadum Agës është pjesë integrale e tërësisë urbanistike “Çarshia e madhe” – Gjakovë, përkatësisht gjendet në bërthamën e saj dhe është ndërtuar në vitin 1594-1595, nga Hadum Sylejmon Efendija – Hadum Aga.

Ky objekt ka shërbyer si objekt sakral (xhami), ndërsa në kompleksin e vet gjendet edhe mejtepi që ka kryer funksiononin e mësim-besimit fetar. Kompleksi i xhamisë është i përbërë nga xhamia, minarja, mejtepi, abdes’hanja, varrezat e vjetra dhe biblioteka, e cila është një ndër bibliotekat më të vjetra në Kosovë.

Pika qendrore e Ansamblit në fjalë pa dyshim është objekti i xhamisë që zënë pozitën qendrore në tërë lokacionin. Trijemi i mbuluar me tri kupola në pjesën hyrëse, kupola qendrore, dekoret e shumta në eksterier dhe enterier, minarja e restauruar janë elementet e njërit prej objekteve me të bukura në tërë trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Vlerë të veçantë kanë edhe varrezat që konsiderohen shumë të vjetra. Mejtepi është restauruar menjëherë pas luftës (2001-2002), ndërsa Biblioteka është resaturuar në vitet 2016-2017.

Bazuar në vlerat historike, artistike, shkencore, shoqërore dhe shpirtërore, aseti Xhamia e Hadum Agës në vitin 2016 është shpallur në mbrojte të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informacionet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Filluan punimet në rrugën “Bujar Roka”

Filluan punimet në rrugën “Bujar Roka”

Rruga Bujar Roka deri te Ura e Tabakut, e përmbyllë qarkoren e brendshme të qytetit dhe ka gjatësi prej 2.7 kilometra. Investimi i MIT për këtë projekt në komunën e Gjakovës është mbi 3.5 milionë euro si investimi më i madh në komunën e Gjakovës, pas atij për zgjerimin e rrugës Gjakovë – Dollc.

Ministri Lekaj tha se edhe ky projekt po realizohet në vazhdën e qindra projekteve tjera të cilat tashmë janë bërë realitet në Gjakovë, në Dukagjin, në mbarë Kosovën. Por shtoi se realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, do të kurorëzojë tërë punën për ndryshimin e pasqyrës së infrastrukturës rrugore në vend.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1069 tiketa, janë regjistruar 46 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Pemët janë jetë.

Pemët janë jetë.

Si bimët më të mëdha në planet, ato na japin oksigjen, marrin karbonin, stabilizojnë tokën dhe i japin jetë botës së egër. Ato gjithashtu na sigurojnë materialet për mjete dhe strehim.

Jo vetëm që pemët janë thelbësore për jetën, ato na japin një lidhje midis së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Ato veprojnë si një filtër fizik, duke bllokuar pluhurin dhe thithin ndotës nga ajri. Disa pemë individuale eliminojnë deri në 1.7 kilogram ndotës çdo vit. Ato gjithashtu sigurojnë hije nga rrezatimi diellor dhe zvogëlojnë zhurmën.

Pemët thithin dyoksidin e karbonit përderisa rriten, karboni që e ruajnë në drurin e tyre ndihmon në ngadalësimin e shkallës së ngrohjes globale.

Shumë lloje të tyre njihen edhe për vetitë e tyre medicinale. Vaj nga lëvorja e thuprës, për shembull, ka veti antiseptike.

Hulumtimet tregojnë se nëse qëndrojmë për disa minuta të rrethuar nga pemët në hapësirë të gjelbër, presioni i gjakut bie, rrahjet e zemrës tuaj ngadalësohen dhe nivelet e stresit tuaj zbresin.

Ato zvogëlojnë shpejtësinë e erës dhe ftohin ajrin. Vlerësohet se pemët mund të ulin temperaturën në një qytet deri në 7 ° C.

Pemët gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e përmbytjeve dhe erozionit të tokës, duke thithur mijëra litra ujëra të stuhisë.

Ato ofrojnë strehim dhe ushqim për komunitetin e shpendëve, insekteve, likeneve dhe kërpudhave, ndërsa krijojnë hije dhe strehim për të gjitha kafshët tjera. Një lisi i rritur mund të jetë shtëpi e 500 specieve të ndryshme.

Së shpejti, për herë të parë në histori, numri i njerëzve me shtëpi në qytete do të tejkalojë ata që jetojnë në fshat. Parqet dhe pemët do të bëhen një komponent edhe më jetësor i jetës urbane. Ne duhet t’i mbrojmë ato për të ardhmen tonë.

Kalaja e Prizrenit

Kalaja e Prizrenit gjendet në anën e majtë të rrjedhës së Bistricës së Prizrenit, është një ndër monumentet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës.

E vendosur në një masiv shkëmbor, me pozitë të veçantë, kalaja paraqitet si një kurorë mbi qytetin e Prizrenit.

Në aspektin ndërtimor dallohen tri pjesë të veçanta: qyteti i epërm, qyteti i poshtëm dhe qyteti jugor.

Gjatë periudhës osmane, kalaja pasurohet me disa objekte të reja si: hamami, xhamia dhe objekte të tjera ushtarake, utilitare.

Ndërtimet e fundit janë bërë në dekadën e tretë të shek. XIX-të, nga familja vendase, Rrotllaj. Shënimi më i vjetër është ai i kronistit Bizantin Prokopi i Cezares në veprën “De aedificiis” (mbi ndërtimet).

Në këtë vepër në mesin e fortifikimeve të meremetuara në Dardani, evidentohet për herë të parë edhe kjo kala me emrin Petrizen, emër që i përket emrit të sotëm të Prizrenit.

Kalaja e Prizrenit është përfaqësuesi më i veçantë i një vendbanimi antik, mesjetar dhe po ashtu gjatë periudhës osmane është shfrytëzuar më shumë si garnizon ushtarak.

Nga gërmimet arkeologjike të realizuara nga viti 1969 dhe sërish në vitet 2004, 2009-2012, u konstatua që kalaja ruan në vete depozitime të periudhës së bronzit të vonë, antikitetit të vonë dhe për të vazhduar pastaj gjatë gjithë periudhës mesjetare.

Kalaja është e rrethuar me mure të larta, me disa kulla dhe porta. Brenda kalasë ruhen gjurmë të shumë objekteve arkitekturore, sidomos nga periudha osmane. Pozita e veçantë e kalasë, vlerat kulturore dhe peizazhi natyror e bëjnë atë destinacion atraktiv turistik. Kalaja e Prizrenit është ndër asetet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Bazuar në vlerat historike dhe shkencore, aseti Kalaja e Prizrenit në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informacionet e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Filloi asfaltimi i rrugës Muqivërc – Kranidell – Selishtë

Filloi asfaltimi i rrugës Muqivërc – Kranidell – Selishtë

Të martën (27.08.3019), filloi asfaltimi i rrugës Muqivërc – Kranidell – Selishtë, komuna e Kamenicës.

Rruga Muqivërc – Kranidell – Selishtë, është e gjatë 12 kilometra, investim i MIT në vlerë prej 1.1 milion euro.

Zëvendësministri Rexhep Kadriu tha se MIT mbetet e përkushtuar të krijojë infrastrukturë moderne në të gjitha fshatrat e Kosovës, që parandalon migrimin e brendshëm dhe krijon kushte të mira për zhvillim ekonomik.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 890 tiketa, janë regjistruar 34 aksidente trafiku ku 19 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.