Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1660 tiketa, janë regjistruar 44 aksidente trafiku ku 9 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa asnjë nuk ishte me fatalitet.

Edhe në këtë pjesë të kryeqytetit do të vendosen semaforë

Edhe në këtë pjesë të kryeqytetit do të vendosen semaforë

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që për hir të sigurisë në trafik, edhe në një pjesë të kryeqytetit të vendosen semaforë. Bëhet fjalë për udhëkryqin e rrugëve Xheladin Rekaliu, Eqrem Çabej, Enver Maloku e Hajrullah Abdullah (saktësisht te furra Qerimi).

Lajmin e bëri të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook.

“Ky kryqëzim është lokacion i shpeshtë i aksidenteve rrugore dhe pas analizave me policinë, Komuna ka vendosur për vendosjen e semaforëve.”, shkroi kryetari Ahmeti.

13 GJËRA QË DUHET T’I MBANI NË VETURËN TUAJ GJATË SEZONES SË DIMRIT

13 GJËRA QË DUHET T’I MBANI NË VETURËN TUAJ GJATË SEZONES SË DIMRIT

Pastrues akulli dhe furçë bore. (Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për të mbajtur në makinën tuaj gjatë dimrit.)

Lopatë. (Blini një lopatë të vogël për të mbajtur në bagazhin tuaj. Do të jetë e dobishme nëse makina juaj ka ngecur në dëborë ose nëse duhet të pastroni një shteg.)

Dorëza dhe veshje të tjera dimërore.

Batanije.

Reflektor dhe trekëndësh sinjalizues.(Stuhitë e borës zvogëlojnë dukshmërinë qoftë gjatë ditës, qoftë gjatë natës. Reflektorët do të ndihmojnë makinat e tjera dhe automjetet e urgjencës të shohin nëse ndaleni në anën e rrugës.)

Çantën e ndihmës së shpejtë.

Kabllot për ndezje të veturës. (Moti i ftohtë mund të ndikojë negativisht në baterinë e një makine. Kështu që nëse mbani me vete kabllot për ndezje do t’i shmangni pritjet e gjata në të ftohtë.)

Lëng shtesë për xham.(Sigurohuni që lëngu të ketë përbërës antifriz për të mos lejuar ngrirjen e tij. Pastrimi i xhamit tuaj me lëng do të përmirësojë shikueshmërinë në një stuhi dimri.)

Elektrik dore.(Gjatë dimrit errësohet herët. Nëse ngecni, përdorni elektrik dore për të zbuluar se çfarë është e gabuar. Mund të ju bëjë edhe më të dukshëm për të tjerët në rrugë.)

Litar ose zinxhir.(Një zinxhir tërheqës është një mjet i shkëlqyeshëm për të nxjerrë makinën tuaj nga dëbora.)

Mbushës telefoni.(Mundohuni ta mbani telefonin tuaj të mbushur para se të udhëtoni, por për siguri gjithmonë mbani një mbushës të celularit edhe në makinën tuaj.)

Syze dielli.(Reflektimi i diellit në dëborë është i ndritshëm. Vendosni syze dielli ndërsa ngisni për të zbutur reflektimin.)

Ujë dhe ushqime që nuk mund të prishen. (Nëse bllokoheni, mund të duhet të prisni për ndihmë. Pritja mund të zgjasë nëse kushtet e rrugës janë të këqija. Ruajtja e ujit dhe ushqimeve në makinën tuaj do të vijnë në ndihmë në këto situata.)

Rokulliset vetura në Prishtinë

Rokulliset vetura në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orëve të para të mëngjesit.

Një veturë është aksidentuar duke u rrokullisur në mes të rrugës në lagjen ‘Emshir’, të Prishtinës.

Si pasojë nga qytetarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes raportohet edhe për të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Ja pse duhet t’i mbani fëmijët në ulëset e tyre në veturë

Ja pse duhet t’i mbani fëmijët në ulëset e tyre në veturë

Çdo ditë ekspertët dalin me metoda dhe këshilla të reja rreth sigurisë së fëmijëve në veturë.

Është e vështirë t’i mbash ata në ulëset e tyre të veçanta, sidomos kur fillojnë të rriten, prindërit kanë shumë problem që t’i bindin fëmijët e tyre se ajo është për të mirën e tyre, e në shumë raste prindërit heqin dorë dhe i lënë fëmijët të bëjnë si ata duan.

Mirëpo kjo nuk ndodhi në rastin e Jen, ajo shprehet se edhe pse djali i saj 9 vjeçar shpesh është shprehur kundër urdhrit të nënës për t’u ulur në ulësen e tij (booster), ajo nuk ka hequr dorë.

Një ditë ajo mori një thirrje nga bashkëshorti i saj i cili i kumtoi lajmin se ai dhe djali ishin përfshirë në një aksident trafiku.

Kur Jen pa veturën e shtypur, u tmerrua nga ajo se çfarë kishte mundur t’i ndodhte djalit dhe burrit të saj.

Shkoi duke vrapuar tek autoambulanca dhe pa se djali po merrte ndihmën e parë nga mjekët, ata u befasuan se si djali kishte shpëtuar pa lëndime të rënda, kishte vetëm disa të nxira në pjesën e gjoksit, dhe e gjithë kjo ishte falë ulëses së tij, ajo i kishte shpëtuar jetën.

Për fat të keq burri kishte lëndime më të rënda por prap ishte jashtë rrezikut për jetë.

“Nuk mund ta shpreh me fjalë se sa herë jemi grindur me djalin, sepse ai nuk donte të ulej në ulësen e tij, jam shumë e lumtur që nuk kam hequr dorë”- tha Jen, e cila vendosi ta ndante historinë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo u bëri thirrje të gjithë prindërve që të mos heqin dorë kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve, djali i saj është provë e gjallë se si ulësja i ka shpëtuar jetën.

Xhamia e Sinan Pashes

Xhamia e Sinan Pashes

Xhamia e Sinan Pashës ndodhet në Zonën Historike të qytetit të Prizrenit. Me pozitën e saj dominuese, dimensionet, formën, proporcionin e minares ndaj kupolës, materialet dhe teknikën e ndërtimit, dekorimet e pasura në enterier, Xhamia e Sinan Pashës paraqet njërin prej monumenteve më karakteristike të Prizrenit e ndërtuar në vitin 1615.

Ka planimetri katrore me një nishë në pjesën juglindore që e bën xhaminë më specifike në krahasim me të tjera në Kosovë. Minarja e xhamisë është ndërtuar prej gurëve shtufe (siga), me bazë katrore dhe trung rrethor. Para hyrjes në xhami ndodhet hajati i hapur, i punuar prej guri. Hajati ka tri kupola të mbuluara me plumb të cilat mbështeten në shtylla guri me bazë rrethore. Xhamia mbulohet me një kupolë të gjerë më diametër 42.5 m. Enterieri është hapësirë unike, e ndriçuar përmes dritareve të radhitura në nivele, me kupolë të pikturuar me motive florale në tri faza.

Dy fazat e para të pikturave murale u takojnë shekujve XVI-XVII të punuar me teknikën “al seko”, kurse faza e tretë i takon periudhës së shekullit XIX të punuar në stilin Barok, ku mbizotërojnë motivet me ngjyrë të kaltër. Në anën jugorë të xhamisë gjendet oborri i madh i rrethuar me mure nga guri. Sipas tipologjisë xhamia e Sinan Pashës i takon tipit të xhamive me nishë (mihrab) dhe me hajat (portik) të ndërtuar prej guri, në të cilin gjendet edhe një mihrab. Deri ne vitin 1912, xhamia ka shërbyer për nevoja fetare, ndërsa gjate luftërave ballkanike dhe luftës së parë botërore pësoj dëmtime të mëdha, sidomos të hajatit.

Me formimin e Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Kulturore në vitin 1967, filloi përkujdesja për monumentet. Kështu gjatë viteve 1968, 1969 pas një renovimi xhamia shndërrohet në Muze të Dorëshkrimeve Orientale, kurse gjatë viteve 1973-1978 bëhet restaurimi dhe konservimi i pikturave murale. Nga viti 2007 deri në vitin 2011 janë bërë punimet restauro-konservuese si në enterier po ashtu edhe në eksterier.

Duke u bazuar në gjurmët dhe dokumentet e vjetra është bërë rikonstruimi i tërësishëm i Hajatit, përforcimi struktural i kupolës, ndërrimi i mbulesës nga plumbi, restaurimi dhe konservimi i pikturave murale. Në vitin 2011 Xhamia e Sinan Pashës pas një periudhe të gjatë është hapur përsëri në shërbim të besimtarëve.

Bazuar në vlerat historike, artistike, shkencore, shpirtërore dhe rariteti, aseti Xhamia e Sinan Pashës në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua ne informacionet e Keshillit te Kosoves per Trashegimi Kulturore

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1318 tiketa, janë regjistruar 33 aksidente trafiku ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Respektimi i shenjave sinjalizuese ndriçuese

Respektimi i shenjave sinjalizuese ndriçuese

Me qëllim të ofrimi të sigurisë më të mirë në trafikun rrugor në Rajonin e Prizrenit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren komform planit vjetor ka filluar implementimin e planit operativ “Respektimi i shenjave sinjalizuese ndriçuese” me theks të veçantë në udhëkryqe, siç janë semaforët dhe respektimi i shenjave tjera në trafikun rrugor.

Policia gjatë zbatimit të planit operativ i cili do të zgjasë disa ditë ka hasur në një numër të kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë shenjat e trafikut, veçanërisht semaforët në qytetin e Prizrenit.

Vetëm gjatë 24 orëve janë shqiptuar 25 masa mbrojtëse me konfiskim patentë shoferët për 25 vozitës.

Policia e Kosovës informon qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë kundërvajtës i cili nuk respekton shenjat e trafikut rrugor kur ata hasen duke kryer kundërvajtje të tilla dhe masa ndëshkuese do të merren sipas ligjeve të trafikut.

“Plani operativ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të parandaluar kundërvajtësit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të tilla e njëkohësisht duke parandaluar edhe aksidentet në trafikun rrugor, detyrë dhe objektiv primar i Policisë së Kosovës për sigurinë në trafik.”- është shprehur kështu zyra për informim nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Vdes një person në aksident trafiku

Vdes një person në aksident trafiku.

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, (23 tetor 2018) rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:

Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.
Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z , 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shqipëria u shpall luftë qeseve plastike, gjobë deri në 100 mijë lekë

Shqipëria u shpall luftë qeseve plastike, gjobë deri në 100 mijë lekë

Qytetarët që do të përdorin qese plastike do të përballen me gjoba. Për këtë qëllim Ministria e Mjedisit ka propozuar ndryshimet në ligj, ku penaliteti shkon deri në 100 mijë lekë, ndërsa gjoba do të vendosen edhe ndaj bizneseve që prodhojmë, importojnë apo tregtojnë qese.

Në Shqipëri çdo ditë përdoren mbi 2 milionë qese plastike, që përfundojnë rëndom të hedhura në rrugë apo dhe në anë të lumenjve.

Gjoba për bizneset varion nga 1 milion deri në 1.5 milion lekë, por për herë të parë masa do të merren edhe ndaj qytetarëve që do ti përdorin.

Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: “Kemi sjellë për herë të parë një koncept të ri gjobash, që janë gjobat për personat që përdorin qese plastike në territorin e Shqipërisë. Gjobat variojnë nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lekë të rinj.”

Projektligji që është ende në fazën e konsultimit publik parashikon ndalimin e të gjitha qeseve plastike deri në qershor të vitit të ardhshëm. Përjashtim, thotë Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turzimit do të ketë vetëm kur përdorën për shërbimet higjieno-sanitare.

Ornela Çuçi, zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: “Jemi duke ndaluar qeset plastike mbajtëse. Jemi duke lejuar vetëm qeset plastike higjieno sanitore që përdoren për transportin e mbetjeve.”

Ornela Çuçi thotë se kjo nisme që së shpejti pritet të konkretizohet në ligj vjen për shkak të problemeve që shkaktojnë në mjedis.

Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: “Problem i jashtëzakonshëm vizual, shumë qytete mbyten me shiun e parë dhe arsyeja është bllokimi nga qeset plastike.”

Pas qeseve, Ministria e Mjedisit synon të ndalojë edhe produktet plastike njëpërdorimshe.