Respektimi i shenjave sinjalizuese ndriçuese

Me qëllim të ofrimi të sigurisë më të mirë në trafikun rrugor në Rajonin e Prizrenit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren komform planit vjetor ka filluar implementimin e planit operativ “Respektimi i shenjave sinjalizuese ndriçuese” me theks të veçantë në udhëkryqe, siç janë semaforët dhe respektimi i shenjave tjera në trafikun rrugor.

Policia gjatë zbatimit të planit operativ i cili do të zgjasë disa ditë ka hasur në një numër të kundërvajtësve të cilët nuk respektojnë shenjat e trafikut, veçanërisht semaforët në qytetin e Prizrenit.

Vetëm gjatë 24 orëve janë shqiptuar 25 masa mbrojtëse me konfiskim patentë shoferët për 25 vozitës.

Policia e Kosovës informon qytetarët se nuk do të tolerojë asnjë kundërvajtës i cili nuk respekton shenjat e trafikut rrugor kur ata hasen duke kryer kundërvajtje të tilla dhe masa ndëshkuese do të merren sipas ligjeve të trafikut.

“Plani operativ do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të parandaluar kundërvajtësit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të tilla e njëkohësisht duke parandaluar edhe aksidentet në trafikun rrugor, detyrë dhe objektiv primar i Policisë së Kosovës për sigurinë në trafik.”- është shprehur kështu zyra për informim nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

Recommended Posts