Ja pse duhet t’i mbani fëmijët në ulëset e tyre në veturë

Çdo ditë ekspertët dalin me metoda dhe këshilla të reja rreth sigurisë së fëmijëve në veturë.

Është e vështirë t’i mbash ata në ulëset e tyre të veçanta, sidomos kur fillojnë të rriten, prindërit kanë shumë problem që t’i bindin fëmijët e tyre se ajo është për të mirën e tyre, e në shumë raste prindërit heqin dorë dhe i lënë fëmijët të bëjnë si ata duan.

Mirëpo kjo nuk ndodhi në rastin e Jen, ajo shprehet se edhe pse djali i saj 9 vjeçar shpesh është shprehur kundër urdhrit të nënës për t’u ulur në ulësen e tij (booster), ajo nuk ka hequr dorë.

Një ditë ajo mori një thirrje nga bashkëshorti i saj i cili i kumtoi lajmin se ai dhe djali ishin përfshirë në një aksident trafiku.

Kur Jen pa veturën e shtypur, u tmerrua nga ajo se çfarë kishte mundur t’i ndodhte djalit dhe burrit të saj.

Shkoi duke vrapuar tek autoambulanca dhe pa se djali po merrte ndihmën e parë nga mjekët, ata u befasuan se si djali kishte shpëtuar pa lëndime të rënda, kishte vetëm disa të nxira në pjesën e gjoksit, dhe e gjithë kjo ishte falë ulëses së tij, ajo i kishte shpëtuar jetën.

Për fat të keq burri kishte lëndime më të rënda por prap ishte jashtë rrezikut për jetë.

“Nuk mund ta shpreh me fjalë se sa herë jemi grindur me djalin, sepse ai nuk donte të ulej në ulësen e tij, jam shumë e lumtur që nuk kam hequr dorë”- tha Jen, e cila vendosi ta ndante historinë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo u bëri thirrje të gjithë prindërve që të mos heqin dorë kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve, djali i saj është provë e gjallë se si ulësja i ka shpëtuar jetën.

Recommended Posts