Kalaja e Korishës

Kalaja e Korishës

Kalaja e Korishës gjendet në juglindje të fshatit Korishë, në një pozicion dominant për fushën e Prizrenit dhe gjithë Rrafshin e Dukagjinit. Vendbanimi prehistorik dhe antik i Korishës ka vlera arkeologjike dhe historike. Daton prej periudhave parahistorike, antikitet i vonë e deri tek periudha e hershme bizantine.

Gërmimet arkeologjike të zhvilluara në vitin 2002 dhe 2004 në kodrën e kalasë së Korishës, e njohur me mikrotoponimin Gralishta, nxorën konturat dhe u dokumentua planimetria e një kishe paleokristiane të shekullit VI. Kisha në fjalë gjendet brenda arealit të brendshëm të fortesës dhe ka një absidë të orientuar drejt lindjes.

Po në këtë pjesë u evidentuan gjurmë të sinkronit të konstruktuar në formë të shkallëzuar e në trajtë trapezi. Në kuadër të hapësirës së altarit u evidentuan edhe pjesë të kangjelës. Sa i përket materialit të lëvizshëm arkeologjik, këtu dolën në dritë disa fragmente enësh qeramike të datimit parahistorik me siguri që lidhen me lokalitetin përballë të periudhës së bronzit të mesëm, si dhe fragmente të enëve të ndryshme si amfora, pitosa, vorba, kana etj, të datimit të fundit të antikitetit të vonë, shek. VI.

Karakteristike e veçantë e kalasë përveç murit rrethues janë edhe katër mure me gjatësi prej 25-40 m që zbresin nga të katër faqet e kalasë dhe që në fund të murit duken gjurmët e kullave mbrojtëse. Bazuar në vlerat arkeologjike dhe historike, aseti Kalaja e Korishës në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informatat e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Këshilli për Trashëgimi kërkon anulimin e vendimit për Kalanë e Vushtrrisë

Këshilli i Kosovës për Trashëgiminë Kulturore kërkoi nga ministri i Kulturës, Kujtim Gashi  anulimin e vendimit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë për qëllime afariste.

Përmes një kërkese zyrtare drejtuar MKRS-së, KKTK kërkon nga ministri Gashi  shfuqizimin e Vendimit Nr.68/2019 të datës 16.10.2019, të marrë nga institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, pasi që, siç thuhet në kërkesën e KTKK,  i njëjti është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për trashëgimi kulturore, dhe ndikon në cenimin e integritetit te Kalasë se Vjetër në Vushtrri

“Ri aktualizimi dhe vendimi i njëanshëm i IKMM është përpjekje që ka filluar në vitin 2017 , dhe i cili në atë kohe ishte pezulluar. Konsiderojmë dhe besojmë fuqishëm se në rrethana të njëjta ligjore ky veprim përveç që është në kundërshtim me legjislacionin në  fuqi për trashëgimi kulturore, i njëjti nuk kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por rrezikon seriozisht asetin në fjalë”, thuhet në kërkesën e KKTK drejtuar ministrit Gashi.

Sipas KKTK, Kalaja e Vjetër në Vushtrri bazuar në kriteret dhe vlerat arkeologjike, historike dhe shkencore nga KKTK dhe në bazë të vendimit Nr.0 0712016 të datës 06.10.2016, është shpallur aset i trashëgimisë e kulturore në mbrojtje të përhershme në kuadër të  kategorisë së trashëgimisë arkeologjike.

“Duke pas parasysh se aseti i takon trashëgimisë kulturore arkeologjike, IKMM nuk është institucion kompetent për të marrë një vendim të tillë. Prandaj mbi bazën e këtyre argumenteve kërkojmë nga MKRS që: 1. Të shfuqizojë Vendimin Nr.68/2019 të datës 16.10.2019, për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të Kalasë së Vushtrrisë si vendim i kundërligjshëm. 2. Urgjentisht të hartojë planin e administrimit – menaxhimit për Kalanë në

Vushtrri, sipas Vendimit te KKTK-se të datës 06.10.2016, Nr.00712076, pika 4”, thuhet në kërkesën e KKTK drejtuar ministrit Gashi për anulimin e vendimit të IKMM për dhënien në shfrytëzim Kalasë së Vushtrrisë për qëllime afariste.

Ditë më parë, më 16.10.2019, drejtori i IKMM-së, Ismet Harjrullahu, ka marrë vendim për të aprovuar kërkesën e ‘Dardania Castle” për shfrytëzim të Kalasë së Vushtrrisë.

“Continental” zhvillon një gomë që mund të fryhet vetvetiu kur drejtoni makinën

“Continental” zhvillon një gomë që mund të fryhet vetvetiu kur drejtoni makinën

Furnizuesi i automjeteve dhe specialisti i gomave Continental ka zhvilluar një koncept novator të gomave që mund të fryhet vetë në lëvizje.

Goma, e quajtur C.A.R.E. (Connected. Autonomous. Reliable. Electrified), përmban sensorë që gjenerojnë dhe vlerësojnë vazhdimisht të dhëna në lidhje me thellësinë e shkallës, dëmtimin e mundshëm, temperaturën e gomave dhe presionin e gomave. Informacioni i mbledhur nga këta sensorë transmetohet në ContiConnect Live ku dikush mund të menaxhojë nga distanca gjendjen e gomës.

Sidoqoftë, ky nuk është aspekti i vetëm interesant i konceptit.

Goma C.A.R.E. nga Continental gjithashtu ka pompa centrifugale të ndërtuara në timon. Ndërsa automjeti përshpejton, forcat centrifugale të krijuara brenda timonit veprojnë në pompë për të gjeneruar ajër të ngjeshur.

Continental thotë se kjo teknologji PressureProof është për të siguruar që goma është gjithmonë në presionin e duhur për të përmirësuar efikasitetin dhe për të lëshuar emetimet e CO2. Ajri i tepërt i ngjeshur i krijuar nga forcat centrifugale ruhet në një rezervuar të integruar që mund të dërgojë me shpejtësi presion në goma nëse është e nevojshme.

Prodhuesi i gomave nuk ka thënë kur dhe nëse një teknologji e tillë mund të hyjë në linjën e prodhimit. Ajo që thotë është se teknologjia e tillë e gomave mund të sigurojë një formë efektive të menaxhimit të gomave për flotat moderne robo-taksi duke rritur performancën dhe optimizuar kostot.

Një gomë e tillë mund të ndihmojë gjithashtu në ndihmën në efikasitetin e automjeteve të elektrizuara dhe vetë-drejtuese të pronave private.

Patrikana e Pejës

Patrikana e Pejës

Patrikana e Pejës është e vendosur në hyrje të grykës së Rugovës afër Pejës.

Tempulli i Shenjtë Apostujve u ndërtua nga Kryepeshkopi Arsenije në dekadën e tretë të shekullit XIII. Gjatë shekullit XIV, modifikime të vogla janë bërë në Kishën e Apostujve të Shenjtë, kështu që disa pjesë janë dekoruar më vonë. Patriarkët dhe kryepeshkopët serbë u varrosën në kishat e Patriarkanës nga shekulli XIII deri në XVII. Gjatë shekullit XIX, një mulli uji, një bujtinë dhe mure guri të reja janë shtuar për tej kompleksit.

UNESCO shpalli Patrikanën e Pejës për pozitën e 13-të trashëgimisë kulturore botërore korrik 2006. Ndërsa me 13 korrik 2003, Patrikana e Pejës u vendos nga UNESCO në listën e pasurive të mbrojtura botërore.

Bazuar në vlerat historike, artistike, shoqërore, shpirtërore, aseti Patrikana e Pejës në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në informatat e marra nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1749 tiketa, janë regjistruar 49 aksidente trafiku ku 12 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 3 me fatalitet.

Filluan punimet në rrugën Bujar Roka

Filluan punimet në rrugën Bujar Roka

Rruga Bujar Roka deri te Ura e Tabakut, e përmbyllë qarkoren e brendshme të qytetit dhe ka gjatësi prej 2.7 kilometra. Investimi i MIT për këtë projekt në komunën e Gjakovës është mbi 3.5 milionë euro si investimi më i madh në komunën e Gjakovës, pas atij për zgjerimin e rrugës Gjakovë – Dollc.

Ministri Lekaj tha se edhe ky projekt po realizohet në vazhdën e qindra projekteve tjera të cilat tashmë janë bërë realitet në Gjakovë, në Dukagjin, në mbarë Kosovën. Por shtoi se realizimi i projektit për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, do të kurorëzojë tërë punën për ndryshimin e pasqyrës së infrastrukturës rrugore në vend.

Fusha e madhe dhe Tuma

Fusha e madhe dhe Tuma

Fusha e madhe dhe Tuma ndodhet në fshatin Sadovinë e Jerlive të komunës së Vitisë.

Tuma ka vlera të rëndësishme në trashëgiminë kulturore të një epoke shumë domethënëse për historinë e Kosovës.

Hulumtimet në ketë lokalitet i cili ndodhet në dalje të fshatit Sadovinë në anën veriore kanë filluan në vitin 2011. Në këtë vit janë identifikuar gjashtë tuma, ku vetëm njërën nga to është arritur të gërmohet.

Kjo tumë rezultoi të ishte boshe (kenotafe) dhe janë gjetur vetëm disa fragmente enësh ku është arritur të rikonstruohen dy enë mjaftë të rëndësishme të gjetura në këtë tumë.

Bazuar në vlerat historike, arkeologjike, shoqërore dhe shkencore, aseti Fusha e Madhe dhe Tuma në vitin 2016 është shpallur në mbrojtje të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua në info. e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1583 tiketa, janë regjistruar 49 aksidente trafiku ku 20 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnje me fatalitet.