Kujdes kur ngisni në mjegull!
Në pozitat e ulëta gjeografike ka filluar shfaqja e mjegullës së përzier me tymra industrial.
Kjo situatë shpeshherë mund të jetë e rrezikshme për ngasësit dhe këmbësorët, për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë. Mbani nën vëzhgim rrugën për ndryshime të papritura të dukshmërisë.
Përdorni dritat e mjegullës, këto drita mundësojnë që të shihni më qartë rrugën dhe në të njëjtën kohë e bëjnë automjetin tuaj të dukshëm për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, nëse nuk keni drita të mjegullës, ndizni dritat e zakonshme, mos ndizni dritat e gjata, ngasja me drita të gjata mund të reflektojë në mjegull, duke e zvogëluar akoma më shumë dukshmërinë dhe e bëjnë veturën të padukshme për shoferët tjerë.
Mos shpejtoni! Shpeshherë mjegulla krijon iluzion optik duke i bërë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë se ç’janë.