Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Reagim nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës rreth ndotjes së ajrit

” Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor dhe profesional në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisor në shëndetin e popullatës, propozon dhe merr vendime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eleminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet.

Jemi të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënon shëndetin.

Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole i cili vërehet gjithandej.

Vlerat e PM2.5 gjatë dimrit pritet të jenë disa herë mbi vlerat normale.

Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat, sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmë bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, dhe prania enorme e pluhurit në qytet.

Këtë situatë shqetësuese do ta rëndojnë edhe më shumë ditët e ftohta që do të vijnë dhe rënjet e temperaturave që do ta rëndonte edhe më shumë ndotjen e ajrit si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jokualitative që po përdorin qytetarët.

Duke analizuar situtën aktuale dhe nisur nga parashikimi se edhe sivjet do të ballafaqohemi me të njejtën gjendje të ndotjes së ajrit,

Instituti Kombëtar, propozon këto masa strategjike:

1.Urgjentisht të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet.

2. Adoptimi dhe transpozimi i legjislacionit te ajrit në përputhje me direktivat e EU dhe standardeve të OBSH.

3. Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes.

Masat specifike:

4. Urgjentisht të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator.
5. Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
6. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.
7. Shtimi i sipërfaqeve gjelbruese në zona urbane.
8. Matja e kontaminimit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitje ditore e rezultateve online.

Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën) kur ajri ka vlera të larta të ndotjes;

1. Të redukohen daljet në qytet dhe në vendet me ajër të ndotur në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
2. Të qëndrohet në shtëpi dhe mos të hapen dritaret për ajrosjen e dhomave derisa zgjasin vlerat e larta.
3. Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.
4. Të redukohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
5. Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, të zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushimet e shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.”

Pergatiteni veturën tuaj për sezonën dimërore me këto këshilla!

Bëni gati veturën për sezonën dimërore me këto këshilla!

Dimri po afrohet, tani është koha e përshtatshme për ta përgatitur makinën sepse ngasja do të vështërsohet për shkak të kushteve atmosferike dhe gjendjes së rrugëve, herë me shi e herë me ngrica. Lexojini këshillat me poshtë për vozitje të sigurtë gjatë sezonit.

1. Kontrolloni gomat tuaja

Me rënien e temperaturave bie edhe presioni i ajrit në gomë.  Presioni i ulët mund të ketë ndikim shumë të madh në drejtimin e makinës, prandaj është e rëndësishme që shtypja e ajrit të jetë në nivelin e duhur.  Kontrolloni manualin e makinës për tu informuar rreth presionit të lejuar për gomat e automjetit tuaj.

Kujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra, kontrolloni edhe thellësinë e vijave të gomave që keni.

Nëse gomat momentale nuk i plotësojnë kushtet e cekura më lart, konsiderojeni mundësinë e blerjes së setit të gomave të dedikuar për dimër. Kështu ju do të jeni të sigurt në rrugë dhe do ti shmangeni çdo pengese gjatë dimrit.

2. Kontrolloni Baterinë

Kapaciteti juaj i baterisë ulet nga moti i ftohtë. Një inspektim i plotë i baterisë, kabllove, terminaleve dhe lëngjeve do t’ju ndihmojë të siguroheni se makina juaj është e gatshme për dimër. Kontrolloni kabllot e baterisë për çarje dhe thyerje. Nëse niveli është nën fundin e kapakut, mbushni me ujë të distiluar. Testojeni baterinë duke u afruar pranë serviseve te autorizuara, me testimin e saj ju mund te informoheni për jetëgjatësinë e baterisë qe posedoni.

3. Kontrolloni Vajin

Në mënyrë që makina juaj të performojë mirë gjatë sezonit të dimrit ju duhet të kontrolloni vajin tuaj për tu siguruar që niveli dhe dendësia janë në nivelin e duhur. Gjithmonë sigurohuni që të keni kontrolluar me manualin e automjetit tuaj në mënyrë që vaji i vendosur në makinë të jetë sipas specifikave të rekomanduara në manual.

4. Dritat

Bëni një kontroll të dritave tuaja duke përfshirë dritat e frenimit,dritat që përdoren gjatë ditës dhe sinjalet e kthimit nëse janë duke punuar.

5. Kontrolla e përgjithshme e makinës është esenciale për makinën para sezonit të dimrit

Frenat, sistemi i ngrohjes  dhe antifrizi janë disa nga elementet të cilat duhet t’i keni parasysh para çdo udhëtimi, e sidomos ne rrugëtimet e ndërrmara gjate sezonit dimëror, ku temperaturat e ulëta kane ndikim direkt ne automjetin tuaj. Kontrollimi i përgjithshëm ndihmon ne parandalimin e problemeve eventuale qe mund te shfaqen gjate rrugës.

Nga tani, ose paisjet dimërore ose gjobë!

Nga tani, ose paisjet dimërore ose gjobë!

15 Nëntori ishte dita e fundit kur qytetarët kishin mundësi të bëhen gati për sezonën dimërore.

Bazuar në ligjet në fuqi, nga kjo datë deri më 15 Mars të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të obliguar që t’i kenë veturat e gatshme për dimër, kjo nënkupton që duhet t’i vendosin gomat e dimrit, t’i ken zinxhirët dhe pajisjet e tjera dimërore brenda në veturë, në të kundërtën do të dënohen me gjobë.

E gjithë kjo bëhet për shkak të sigurisë së shoferëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Rikujtojmë se thellësia e vijave të gomës për përdorim të dimrit duhet të jetë më e madhe se 4 milimetra.

Shikoni dallimet mes gomave të lira dhe të shtrenjta për dimër

Shikoni dallimet mes gomave të lira dhe të shtrenjta për dimër

A mund ta kaloni dimrin me goma të lira dhe sa janë ato sigurta?

Për të zbuluar këtë, Tire Reviews kanë testuar makinat me set gomash premium Nokian WR SnowProof dhe gomave më të lira Tristar Snowpower 2.

Sic shihet në video, ata provojnë frenimin dhe trajtimin e dëborës, frenimin e akullit, trajtimin e thatë dhe të lagësht dhe frenimin e thatë dhe të lagësht.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1399 tiketa, janë regjistruar 41 aksidente trafiku ku 19 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 ishte me fatalitet.

Si t’i evitoni aksidentet gjatë ditëve me shi

Si t’i evitoni aksidentet gjatë ditëve me shi

Siç njoftojnë meteorologët, të reshurat do na përcjellin gjatë ditëve në vazhdim. AMCK ju këshillon që të keni kujdes kur ngisni veturën, dhe t’i ndiqni këshillat tona për parandalimin e aksidenteve.

Mëngjesi, i rrezikshëm

Vjeshta dhe dimri përveç të reshurave karakterizohen edhe me mjegull, e cila ndikon negativisht duke e zvogëluar dukshmërinë. Për këtë është e rëndësishme që të mbahet distanca e caktuar, gradualisht dhe në kohë të frenohet, dhe të shmangen lëvizjet e papritura dhe ato të ndërrimit të drejtimit.

Në vendet me banim është e nevojshme që të keni kujdes të shtuar, sidomos në afërsi të shkollave, vendeve për këmbësorë dhe në udhëkryqe. Sa i përket jashtë qytetit, rreziqet më të mëdha janë në kthesa, sidomos në rrugët e lagura, ku mundësia që vetura të rrëshqas është shumë e madhe.

Duke u bazuar në statistikat e faktorëve të aksidenteve, pikërisht humbja e kontrollit të makinës, është fajtori kryesor për numrin e madh të aksidenteve në të cilat mbeten shumë të lënduar dhe të vdekur.

Zgjatja e rrugës së frenimit

Kur rruga është e lagur, rruga e frenimit është për 50 për qind më e gjatë sesa në kushtet normale të ngasjes. Në praktikë, kjo do të thotë që me rastin e ngasjes së makinës me shpejtësi 50 kilometra në orë në kushte normale rruga e ndalimit është përafërsisht 29 metra, derisa në shi kjo zgjatet deri në rreth 45 metra.

Ndërsa me rastin e shpejtësisë deri në 100 kilometra në orë, për ndalim nevojiten 90, përkatësisht 155 metra. Pasi që nga 15 nëntori deri më 15 mars janë të domosdoshme pajisjet dimërore, në radhë të parë pneumatikët e dimrit, kur në rrugë ka borë e akull është e nevojshme që me kohë t’i ndërroni gomat, dhe po ashtu të kontrolloni gjendjen në të cilën gjendet makina, të kontrolloni akumulatorin, fshirësit e xhamave dhe sistemin për ngrohje, shkruan AMCK.

Aksident në Gllarevë

Aksident në Gllarevë

Para pak orësh ka ndodhur një aksidenti mes dy veturave në fshatin Gllarevë.

Sipas deshmitarëve rasti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe, ndërsa raportohet edhe për persona të lënduar.

Kalaja e Veletinit me minierat antike

Kalaja e Veletinit me minierat antike

Fortesa e Veletinit ndodhet rreth pesë km në juglindje të lokalitetit arkeologjik të Ulpianës, dhe rreth 1.5 km në veriperëndim të Janjevës, e pozicionuar në pjesën kodrinore të fshatit Shashkoc që është një ‘ishull’ në kuadër të Komunës së Prishtinës, ndonëse fizikisht nuk bënë pjesë në të.

Kalaja apo qyteza minerare e Veletinit përmban vlera të rëndësishme arkeologjike, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Si një lokalitet shumështresor, Veletini është njëra nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike me karakter arkeometalurgjik minerar në vendin tonë dhe në rajon.

Lokaliteti arkeologjik shumështresor i Veletinit është i veçantë si në aspektin arkeologjik ashtu dhe në atë të trashëgimisë industriale. Lokacioni ku shtrihet ky lokalitet arkeologjik është një peizazh i veçantë. Kjo trevë e njohur me karakter xehetar, minerar ka qenë pjesë përbërëse e Municipium Ulpiana.

Bazuar në vlerat historike, arkeologjike dhe shkencore, aseti Kalaja e Veletinit me minierat antike në vitin 2016 është shpallur në mbrojte të përhershme nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.

Ky shkrim u bazua ne informacionet e Keshillit te Kosoves per Trashegimi Kulturore.