
Kjo është vetura e parë fluturuese që ka shpejtësi prej 321 kilometra në orë
Vetura e parë në botë që mund të fluturojë dhe të vozitet “me një shpejtësi të madhe prej 321 kilometra në orë në ajër dhe 160 km/h në tokë”, është zbuluar në Majami me një çmim prej 599,000 dollarësh (mbi 540,000 euro).
Kjo veturë quhet “Pioneer Personal Air Landing”, ose “PAL-V”, është e pajisur me helikë ndërsa mund të fluturojë në lartësi deri 3.81 km.
“PAL-V” në Holandë është ende në fazën e prodhimit, deri tani janë porositur 70 sosh, ndërsa pritet që të jenë gati në vitin 2021.
PAL-V ka dy ulëse dhe motorin me katër cilindra e kapacitet prej 230 kuajfuqi i cili operon me lëndë djegëse benzin.
Kjo veturë fluturuese mund të konvertohet nga një veturë me tre rrota në një “helikopter” në vetëm 10 minuta, dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km në orë e arrin për vetëm 8 sekonda