Temperaturat e ulëta janë shoqëruar me borë vikendin që lamë pas, reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Kushtet atmosferike momentale kushtëzojnë edhe ngasjen e cila vështërsohet për shkak të ngricave dhe dukshmërisë së ulët, shumë ngasës, për shkak të pa kujdesisë pësojnë edhe aksidente.

Në mënyrë që të shmangni aksidentet kini parasyshë këshillat tona;

Ngisni qetë dhe ngadalë

Qelësi për ngasje të sigurt gjatë ngricave dhe borës është të ngisni qetë dhe ngadalë, çdo veprim i ngutur mund të shkaktoj aksident. Pjesët kyqe të drejtimit të makinës janë timoni, pedalja e gazit dhe ajo e frenimit, pra duhet që timonin ta lëvizni lehtë dhe ngadalë, të frenoni lehtë dhe ngadalë dhe të ngisni me shpejtësi të matur, cdo veprim I nxituar me këta tre faktorë mund të ju dërgoj në aksident.

Shikoni përpara me vëmendje

Sa më i rrëshqitshëm që është terreni aq me më shumë vëmendje duhet të vështroni rrugën dhe atë çka ju pret përpara, merni kthesat ngadalë dhe mos frenoni vrullshëm në mënyrë që situata t’mos ju dalë jashtë kontrollës. Ngasja në kushte të tilla kërkon përqendrim maksimal.

Parapërgatituni për një terren të vështirë duke marrë me vete këto gjëra;

Pastrues akulli dhe furçë bore. (Kjo është një nga gjërat më të rëndësishme për të mbajtur në makinën tuaj gjatë dimrit.)

Lopatë. (Blini një lopatë të vogël për të mbajtur në bagazhin tuaj. Do të jetë e dobishme nëse makina juaj ka ngecur në dëborë ose nëse duhet të pastroni një shteg.)

Zinxhirët e gomave.

Dorëza dhe veshje të tjera dimërore.

Batanije.

Reflektor dhe trekëndësh sinjalizues.(Stuhitë e borës zvogëlojnë dukshmërinë qoftë gjatë ditës, qoftë gjatë natës. Reflektorët do të ndihmojnë makinat e tjera dhe automjetet e urgjencës të shohin nëse ndaleni në anën e rrugës.)

Çantën e ndihmës së shpejtë.

Kabllot për ndezje të veturës. (Moti i ftohtë mund të ndikojë negativisht në baterinë e një makine. Kështu që nëse mbani me vete kabllot për ndezje do t’i shmangni pritjet e gjata në të ftohtë.)

Lëng shtesë për xham.(Sigurohuni që lëngu të ketë përbërës antifriz për të mos lejuar ngrirjen e tij. Pastrimi i xhamit tuaj me lëng do të përmirësojë shikueshmërinë në një stuhi dimri.)

Elektrik dore.(Gjatë dimrit errësohet herët. Nëse ngecni, përdorni elektrik dore për të zbuluar se çfarë është e gabuar. Mund të ju bëjë edhe më të dukshëm për të tjerët në rrugë.)

Litar ose zinxhir.(Një zinxhir tërheqës është një mjet i shkëlqyeshëm për të nxjerrë makinën tuaj nga dëbora.)

Mbushës telefoni.(Mundohuni ta mbani telefonin tuaj të mbushur para se të udhëtoni, por për siguri gjithmonë mbani një mbushës të celularit edhe në makinën tuaj.)

Syze dielli.(Reflektimi i diellit në dëborë është i ndritshëm. Vendosni syze dielli ndërsa ngisni për të zbutur reflektimin.)

Ujë dhe ushqime që nuk mund të prishen. (Nëse bllokoheni, mund të duhet të prisni për ndihmë. Pritja mund të zgjasë nëse kushtet e rrugës janë të këqija. Ruajtja e ujit dhe ushqimeve në makinën tuaj do të vijnë në ndihmë në këto situata.)

Recommended Posts