Aksident- Në magjistralen Prishtinë-Pejë, kalimtari goditet nga vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në vendin e njohur si ‘Kroni i Mbretit’, paraditen e sotme.

Një kalimtar është goditur nga një veturë e tipit ‘Pick- up’,  ndërsa nga deklaratat e kalimtarëve thuhet se i lënduari ishte i shtrirë përtokë  dhe me lëndime trupore.

Ndërkohë ende nuk ka informacione zyrtare rreth gjendjes së të aksidentuarit dhe shkakut të këtij aksidenti.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1176 tiketa, janë regjistruar 33 aksidente trafiku ku 14 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa 1 ishte me fatalitet.