Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1566 tiketa, janë regjistruar 45 aksidente trafiku ku 18 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1334 tiketa, janë regjistruar 43 aksidente trafiku ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa një ishte me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1664 tiketa, janë regjistruar 37 aksidente trafiku ku 14 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1631 tiketa, janë regjistruar 34 aksidente trafiku ku 16 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa një ishte me fatalite

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1538 tiketa, janë regjistruar 30 aksidente trafiku ku 8 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Tani kur të gjobiteni, dënimin mund të paguani në veturën e Policisë

Çdokush që mund të bie ndesh me rregullat e komunikacionit e që për këtë mund të gjobitet nga Policia e Kosovës, do të mund t’i paguajnë ato në vendin ku edhe gjobitet.

Kjo gjë u bë e ditur pas takimit që Drejtori i PK-së, Rashit Qalaj, pati sot me kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.

Në këtë takim u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare.

“Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj priti sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës SH.A., z. Shefqet Avdija, me ç ‘rast nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për vendosjen e POS-ve në objektet dhe veturat policore, në mënyrë që qytetarët të paguajnë pagesat e gjobave për kundërvajtje edhe me kartela bankare”, njofton Policia.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1509 tiketa, janë regjistruar 52 aksidente trafiku ku 17 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e popullatës

Reagim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës;

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si Institucioni më i lartë shëndetësor, shkencor dhe profesional në vazhdimësi hulumton ndikimin e faktorëve mjedisor në shëndetin e popullatës, propozon dhe merr vendime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eleminimin e mangësive të zbuluara dhe ndikimin e tyre të dëmshëm në shëndet.

Jemi të obliguar të informojmë popullatën me shkaqet e ndotjes së ajrit i cili mund të kërcënon shëndetin.

Në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosole i cili vërehet gjithandej.

Vlerat e PM2.5 gjatë dimrit pritet të jenë disa herë mbi vlerat normale.

Efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyera, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.
Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonën e dimrit, automjetet e vjetëruara dhe trafiku i dendur, djegja e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegja e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfillt urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.

Këtë situatë shqetësuese do ta rëndojnë edhe më shumë ditët e ftohëta dhe rënjet e temperaturave që do ta vështirësonte edhe më shumë ndotjen e ajrit si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jokualitative që po përdorin qytetarët.

Duke analizuar situtën aktuale dhe parashikimi se edhe sivjet do të ballafaqohemi me të njejtën gjendje të ndotjes së ajrit,

Instituti Kombëtar, propozon këto:

A. Masa strategjike:

1.Urgjentisht të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit sidomos në kryeqytet.

2. Adoptimi dhe transpozimi i legjislacionit te ajrit në përputhje me direktivat e EU dhe standardeve të OBSH.

3. Implementimi i programeve kombëtare dhe projekteve të përbashkëta për fushën e aerondotjes.

B. Masa specifike:

4. Urgjentisht të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe veturat pa katalizator.
5. Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.
6. Shtimi i numrit të autobusëve me karburante ekologjike në transport publik.
7. Shtimi i sipërfaqeve gjelbruese në zona urbane.
8. Matja e kontaminimit në pikat kyqe në Kosovë dhe paraqitje ditore e rezultateve online.

C.Masa individuale (rekomandime shëndetësore për popullatën) kur ajri ka vlera të larta të ndotjes

1. Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
2. Të qëndrohet në shtëpi dhe mos të happen dritaret për aerosjen e dhomave derisa zgjasin vlkerat e larta.
3. Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.
4. Të redukohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht ndalimi i duhanpirjes brenda hapsirave të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
5. Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se poqese nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.”

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1426 tiketa, janë regjistruar 49 aksidente trafiku ku 16 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Fillimi i gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2019/2020- Komunikatë për media

Fillimi i gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2019/2020

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar në mënyrë që të parandalohen aksidentet në trafik.

Për më tepër, lexoni deklaratën e plote;

” Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2019/2020 në shkollat fillore dhe të mesme, Policia e Kosovës ju uron një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë nxënësve, prindërve dhe personelit arsimor, si dhe me këtë rast u bënë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë.
Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, në radhë të parë iu drejtohet shoferëve që të kenë parasysh prezencën e nxënësve në rrugë veçanërisht në zonat afër objekteve shkollore, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut në mënyrë që të rritet siguria për nxënës gjatë lëvizjes nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas.
Nga nxënësit dhe këmbësorët e tjerë gjithashtu kërkohet kujdes dhe vëmendje e shtuar dhe këshillohen që mos të ecin nëpër shirita qarkullues por të ecin nëpër trotuare, ndërsa për kalimin e rrugës të shfrytëzojnë vendkalimet e shënuara për këmbësorë.
Në ato pjesë të rrugës ku nuk ka trotuare, këmbësori duhet lëvizë pran skajit të rrugës në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes, të mos bartin kufje në vesh dhe të jenë të kujdesshëm gjatë ecjes.
Duke pas parasysh se ndodhemi në sezonin dimëror kur mbizotërojnë temperaturat e ulëta të cilat mund të përcjellën me reshje bore dhe ngrica në rrugë, rrjedhimisht këta faktor kanë ndikim në shtimin e aksidenteve dhe vështirësive në qarkullim.
Për siguri të fëmijëve udhëzohen prindërit që t’i shoqërojnë fëmijët e tyre të vegjël nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas si dhe të kenë kujdes që veshja e fëmijëve të jetë e përshtatshme për këtë sezonë dhe të përmbaj materiale reflektuese për tu vërejtur më lehtë nga pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Në rast se transporti i nxënësve bëhet me automjete, të mos pengohet qarkullimi i trafikut me ndalje të parregullta në rrugë apo në hyrje-dalje të shkollave, por t’i shfrytëzojnë hapësirat e përshtatshme apo ndonjë vend parkim në afërsi të shkollës.
Policia e Kosovës do të ndërmarr masa ligjore ndaj atyre të cilët bëjnë shkelje të ligjeve dhe rregullave të trafikut dhe me veprime të tilla i rrezikojnë pjesëmarrësit apo e pengojnë qarkullimin e trafikut. “