Këto janë disa mënyra që do t’ua bëjnë më të lehtë shkrirjen dhe ngasjen e veturës suaj gjatë dimrit

Pavarësisht se ku jetoni, shanset janë shumë të vogla të shmangni vozitjen gjatë muajve të dimrit.

Ju ndoshta duhet të shkoni vetë në punë ose të dërgoni fëmijët në shkollë dhe bota nuk ndalet, thjesht sepse rrugët janë të rrëshqitshme ose bie borë ndoshta edhe për të tretën ditë me radhë.

Madje, edhe nëse punoni nga shtëpia, do të keni akoma nevojë të dilni – ndoshta për të blerë ushqim.

Kështu, në një mënyrë ose tjetër ju do të ballafaqoheni me kushtet e dimrit, derisa jeni në veturë.

Dhe për tua bërë këtë më të lehtë, ne kemi hartuar një listë me disa gjëra që do t’ua bëjnë “dimrin më të sigurt”.

Mbroni pasqyrat anësore me qese mbeturinash;

Nëse duhet të shpejtoni në mëngjes, të larguarit e borës nga vetura juaj do të ju vonojë, përveç se jeni aq i çmendur të drejtoni makinën tuaj me borë dhe akull duke pasur pamjen tuaj të bllokuar. Qeset do i mbajnë pasqyrat pastër nga bora dhe ngricat duke mundësuar që edhe pamja juaj gjithashtu të jetë e pastër.

Mbuloni pastrueset e xhamave me çorape;

Kjo “hile” është veçanërisht e rëndësishme për këdo që parkon makinën e tij jashtë gjatë dimrit. Qorapet do i mbajnë pastrueset e Xhamave ngrohtë duke pa mundësuar ngrirjen e tyre, kështu që në mëngjes do të mund t’i pastroni lehtësisht xhamat tuaj.

Kontrolloni “trashësinë” e gomave me një monedhë;

Një nga gjërat më të rëndësishme për të bërë nëse po ngisni gjatë dimrit është të siguroni që gomat e automjetit tuaj të jenë të mjaftueshme për dimër. Një mënyrë për të kontrolluar nëse gomat tuaja janë në gjendje të mirë është ta provoni me një monedhë.

Bëhuni shofer “parandalues”;

Në kushte të motit të dobët në rrugë, është e domosdoshme të përdorni aftësi parandaluese për të siguruar që të jeni sa më të sigurt.

Parashikoni ndonjë situatë potencialisht të rrezikshme dhe jini të vetëdijshëm për mjedisin tuaj, duke u siguruar që t’i jepni vetes më shumë hapësirë të mjaftueshme për të reaguar ndaj rreziqeve që mund të vijnë nga shoferët tjerë.