Vlerave të trashëgimisë natyrore të Kosovës i shtohen edhe shtatë monumente të reja

Vlerave të trashëgimisë natyrore të Kosovës i shtohen edhe shtatë monumente të reja

Listës së vlerave të trashëgimisë natyrore të Kosovës i janë shtuar edhe shtatë monumente të reja të natyrës.

Sipas një njoftimi në Facebook, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës gjatë vitit 2019 ka realizuar studimin e vlerave natyrore në territorin e komunës së Vitisë.

Gjatë punës në terren, ekipet e Institutit në bashkëpunim me zyrtarët për mjedis të Komunës së Vitisë kanë evidentuar për mbrojtje 7 vlera të reja të natyrës si: Trungu i Bungbutes (Quercus pubescens) në Zhiti, Burimi i ujit termomineral në Ballancë, Trungjet e Qarrit (Quercus cerris) në Binçë, Trungu i Qarrit (Quercus cerris) në Germovë, Pylli i Mllakes (Quercus sp.) në Sllatinë e Epërme, Kompleksi i Trungjeve të Dushkut (Quercus sp.) në Sllatinë e Poshtme si dhe Guri i Blinave në Gjylekarë.

Sipas Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, lista e monumenteve të natyrës së bashku me studimet e përgatitura për secilën nga këto zona i janë dorëzuar për miratim Kuvendit Komunal të Vitisë me ç ‘rast dje me datë 27.02.2020 ky Kuvend Komunal ka marr vendim për aprovimin dhe mbrojtjen e këtyre vlerave të natyrës në territorin e kësaj komune.

“Me këtë rast listës së vlerave të natyrës së Kosovës i janë shtuar edhe shtatë objekte te reja duke e zgjeruar listën e zonave të mbrojtura të Kosovës në 217 zona të mbrojtura të kategorive të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Rrethrrotullimi në Veternik lëshohet në qarkullim në fillim të marsit

Abdixhiku: Rrethrrotullimi në Veternik lëshohet në qarkullim në fillim të marsit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka vizituar punimet në rrethrrotullimin në Veternik të Prishtinës, nga ku tha do të përshpejtojnë punimet dhe në fillim të marsit të lëshohet rruga për qarkullim.

Zijadin Mehmeti, menaxher i projektit, përcjell ksp, tha se planifikojnë në fillim të marsit të aktivizojnë aksin kryesor.

“Megjithëse, gjithçka mund të varet nga kushtet atmosferike”, u shpreh ai.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1653 tiketa, janë regjistruar 35 aksidente trafiku ku 12 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.