Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 134 tiketa, janë regjistruar 11 aksidente trafiku ku 5 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

Shqipëria ndalon hyrjen e veturave, nga Kosova

Shqipëria ndalon hyrjen e veturave, nga Kosova

Autoritetet shqiptare kanë marrë vendim që të ndalohet hyrja e veturave nga Kosova. Ky vendim është marrë si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

Përjashtim në këtë vendim bëjnë veturat e shëndetësisë, veturat komerciale dhe veturat qeveritare. Vendimi ka filluar së aplikuari që nga ora 06.00 e mëngjesit të sotëm. Vendimi aktualisht është në fuqi deri me datë 15 mars, në ora 24:00.

“QKMK-ja ju njofton: për masat e marra nga autoritetet eë Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

• Duke filluar nga data 13.03.2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit – veturat e Republikës së Kosovës.
• Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë – ndihmës së shpejt, automjeteve komerciale ( ata të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
• Kjo masë do të zgjasë deri më 15.03.2020 në orën 24.00, thuhet në vendimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./AMCK/

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1624 tiketa, janë regjistruar 35 aksidente trafiku ku 25 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa një ishte me fatalitet.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1222 tiketa, janë regjistruar 58 aksidente trafiku ku 21 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.

GJERMANIA hap autostradën e parë 100 km vetëm për biçikleta

GJERMANIA hap autostradën e parë 100km vetëm për biçikleta.

Gjermania ka hapur pjesën e pare të një autostradë e cila do të jetë e destinuar vetëm për biçikleta e që përfundimisht do të përfshijë 100km, duke lidhur 10 qytete perëndimore përfshirë këtu Duisburg-un, Bochum-in, dhe qytetin Ham, si dhe katër universitete .  

Kjo autostradë është një rrugë e veçantë në të cilën nuk do të lejohet asnjë veturë, transmeton AMCK.

Si një autostradë tradicionale, kjo autostradë për biçikleta ka korsi kalimi, mbikalime dhe nënkalime për udhëkryq, madje edhe drita rruge.

Sidoqoftë, çiklistët nuk do të duhet të shqetësohen për kamionët apo veturat tjera pjesëmarrëse në komunikacion, rruga është e tëra e tyre, për 100 km.

Aksident në qytetin e Mitrovicës, raportohet për një të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku një person ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në aksident janë përfshirë dy vetura civile, kurse i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.

Raporti i plotë i policisë së Kosovës:

Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njeri nga ngasësit mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 1321 tiketa, janë regjistruar 24 aksidente trafiku ku 13 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.