GJERMANIA hap autostradën e parë 100km vetëm për biçikleta.
Gjermania ka hapur pjesën e pare të një autostradë e cila do të jetë e destinuar vetëm për biçikleta e që përfundimisht do të përfshijë 100km, duke lidhur 10 qytete perëndimore përfshirë këtu Duisburg-un, Bochum-in, dhe qytetin Ham, si dhe katër universitete .
Kjo autostradë është një rrugë e veçantë në të cilën nuk do të lejohet asnjë veturë, transmeton AMCK.
Si një autostradë tradicionale, kjo autostradë për biçikleta ka korsi kalimi, mbikalime dhe nënkalime për udhëkryq, madje edhe drita rruge.
Sidoqoftë, çiklistët nuk do të duhet të shqetësohen për kamionët apo veturat tjera pjesëmarrëse në komunikacion, rruga është e tëra e tyre, për 100 km.