Shqipëria ndalon hyrjen e veturave, nga Kosova

Autoritetet shqiptare kanë marrë vendim që të ndalohet hyrja e veturave nga Kosova. Ky vendim është marrë si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.

Përjashtim në këtë vendim bëjnë veturat e shëndetësisë, veturat komerciale dhe veturat qeveritare. Vendimi ka filluar së aplikuari që nga ora 06.00 e mëngjesit të sotëm. Vendimi aktualisht është në fuqi deri me datë 15 mars, në ora 24:00.

“QKMK-ja ju njofton: për masat e marra nga autoritetet eë Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

• Duke filluar nga data 13.03.2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit – veturat e Republikës së Kosovës.
• Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë – ndihmës së shpejt, automjeteve komerciale ( ata të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
• Kjo masë do të zgjasë deri më 15.03.2020 në orën 24.00, thuhet në vendimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./AMCK/

Recommended Posts