Brezovica po e merr infrastrukturën e nevojshme

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ditë më parë ka filluar punimet në pjesën Prevallë- Brezovicë.

Në këtë pjesë pritet të asfaltohen mbi 10 km rrugë, ndërsa ky ishte postimi i plotë i ministrit Abdixhiku në llogarinë e tij në facebook;

“Kushte të jashtëzakonshme, por investimet vazhdojnë. Një ndër pjesët më të bukura të Kosovës, pjesa Prevallë-Brezovicë, po e merr infrastrukturën e nevojshme. Mbi 10 kilometra rrugë po asfaltohen. Ekipet tona në terren çdo ditë.”

“Kur të përfundojë kjo pandemi një ditë, e do të përfundojë shpejt shumë, do të kemi një rrugë më të lehtë drejt pjesëve më mbresëlënëse të vendit.”- Ka thënë ministri Abdixhiku duke përmbyllur postimin e tij.

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit

Statistikat e përgjithshme mbi aksidentet rrugore në 24 orët e fundit:

Duke u bazuar  në statistikat e publikuara nga Policia e Kosovës për ditën që lamë pas, në trafik janë shqiptuar gjithsej 219 tiketa, janë regjistruar 11 aksidente trafiku ku 6 prej tyre ishin aksidente me persona të lënduar, ndërsa nuk kishte asnjë me fatalitet.