Njoftim për bllokim rruge

Federata e Auto Sporteve të Kosovës ka njoftuar përmes llogarisë së tyre zyrtare në Facebook se rruga Rozhajë- Pejë dhe anasjelltas do të bllokohet herë pas here gjatë datës 04-05 Korrik, 2020.

Për më shumë detaje, lexoni shkrimin e plotë mëposhtë;

“Me daten 04-05, Korrik, 2020 FASK organizon garën ndërkombëtare në bashkëpunim me CEZ “Kulla Hill Climb”-2020.

Për shkak të këtij eventi, gjatë këtyre dy ditëve, nga ora 12:00 deri në ora 16:00, në periudha të ndryshme kohore, herë pas here do të bllokohet rruga në drejtimin Rozhajë- Pejë dhe anasjelltas.

Lusim për mirëkuptim të gjithë qytetarët që do ta përshkojnë këtë rrugë gjatë këtyre ditëve.


Me respekt, FASK!”

Recommended Posts